Matura Shtetërore 2023, profesor Musai evidenton problematikat: Kopjimi masiv dhe formulimi mediokër i tezave
Aktualitet

Matura Shtetërore 2023, profesor Musai evidenton problematikat: Kopjimi masiv dhe formulimi mediokër i tezave

Bardhyl Musai, profesor në Universitetin e Tiranës, i ftuar në studion emisionit “Kjo Javë” në News24, foli për problemet e arsimit në vend dhe provimet e Maturës Shtetërore.

Musai u ndal te formulimi i tezave të Maturës Shtetërore, ku u shpreh se janë në nivel mediokër dhe se një ndër problemet më të mëdha që janë kthyer tashmë si të traditë, është kopjimi masiv.

“Këtë vit Matura Shtetërore u shoqërua me disa probleme, problemi kryesor është kopjimi masiv. Maturën e ndjek çdo vit dhe interesohem dhe për detajet mbi mbarëvajtjen. Në radhë të parë Matura Shtetërore duhet të heqë dorë nga formulimi mediokër të pyetjeve. Në pyetjet me alternativa, maturantit i mjaftohen 15-16 pyetje për të kaluar, pasi kopjojnë duke komunikuar me shenja.

Problem tjetër është se sistemi ynë nuk nxjerr ekselence. Ata që janë, janë të tillë jo se i ka bërë sistemi, por kanë investuar vetë. Formulimi i pyetjeve është mediokër.

Dua të them që ata që formulojnë tezën nuk kanë kuptuar që maturanti duhet të bëjë dekodimin dhe të kuptojë fjalët dhe fjalitë. Ka një seri pyetjesh nga më e thjeshta tek më e ndërlikuara.

Në lidhje publikim e tezave, kjo nuk ndikon në rezultat. Kemi një gjë që na shqetëson, teoritë konspirative për daljen e tezës, se kush e publikoi dhe si. Duhet ta shmangim teknologjinë. Duhet t’i lihet më shumë kohë maturantit dhe sot në kohën dixhitale duhet të shkojmë te artikulimi gojor i provimeve për maturantët. Nuk është matura Shtetërore e dështuar, por procedurat. Unë do isha për një kombinim, provimi me gojë për të parë artikulimin. A mendojmë se këta maturantë do jenë ata që do drejtojnë pas disa vitesh?”, u shpreh profesor Musai.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X