Interneti, qendra e botës aty ku gjithësecili prej nesh shpalos pasionin deshiren dhe punën që mund ta lidh me të. Po si përdoret internet sot? Sipas eksperteve te statistikave interneti perdoret me shume per qellime kulturore. Përdorimi në mënyrë të rregullt i internetit për informacione apo aktivitete kulturore është raporti më i fundit i hartuar nga ekspertët e statistikave, i cili nxjerr në pah se meshkujt regjistrojnë përqindjet më të larta të përdorimit të internetit për qëllime kulturore, me përjashtim të aktivitetit ‘Blerje online e librave, revistave, gazetave’, ku femrat rezultojnë si përdorueset më frekuente të tij. Sa i takon vitit 2022, rezulton se të rinjtë e grupmoshës 16 – 24 vjeç, e përdorën më shumë internetin, për të gjitha aktivitetet kulturore.
Rreth 90,9 % e tyre e kanë përdorur për të dëgjuar muzikë, shifër kjo relativisht e lartë krahasuar me grupmoshën 16-74 vjeç, ku shohim se 67% e tyre e kanë përdorur internetin për këtë arsye.
Një tjetër qëllim I përdorimit të internetit është edhe leximi I lajmeve në gazeta po revista online.
ku 74,4% e grupmoshës 25-54, dhe 51,9% 55-74 vjeç e kanë përdorur internetin për këtë qëllim.
Leave feedback about this