Deri tani fal kontributit të këtij të fundit ,Kukësi është vlerësuar nga shumë operatorë dhe vizitorë ndërkombëtarë për peizazhin mahnitës, natyrën mbreslënëse, pamjen e tij të bukur dhe shumë të vecanta, të cilat konsiderohen gjithashtu si pikat e forta të Shqipërisë turistike. Zonat natyrore dhe rurale në Shqipëri ofrojnë mundësi për zhvillimin e turizmit rural, malor, dhe veprimtarive si në ngjitjet alpine, ecja në natyrë, shëtitja me kuaj, turet studimore etj. Kërkesa për aktivitete në natyrë po rritet shpejt në tregun e turizmit në Kukës. Tashmë njihet si një ndër promovuesit dhe njohësit e resurseve e shtigjeve turistike, të bukurive natyrore, të Bjeshkëve të Qarkut Kukës. Dhe puna e tij e palodhur si një ndër dashamirësit e natyrës dhe të vataneve të të parëve sot është vlerësuar edhe nga Këshilli I Qarkut Kukës. Promovimi I vlerave kulturore, I shtigjeve të reja turistike kanë qenë dhe shkaqet kryesore që kanë nisur tja nzjerrin në pah kontributin e madh për Turizmin e zonës së tij, Afrim Tahirajt të riut nga Kukësi. Emri I tij është bërë një ndër emrat më të kërkuar edhe në rrjetet sociale. Ai nuk ka zgjedhur rrugën e mërgimit si shumë moshatarët ë tij kuksianë. Por, ai punon dhe promovon vlerat e pacmuara të turizmit të zonës së Kukësit. Pa frikë mund të themi që është një nga zërat e parë që ka nxjerr në pah bukuritë e Shtegut të Ngjyrave në Bjeshkët e Kukësit. Dhe jo vetëm kaq por numerohen dhe disa shtigje e vende turistike që vetëm në saj të këmbënguljes tij janë bërë të mundur të njihen dhe nga dashamirësit e tjerë të natyrës malore. “Sot ishte një ditë krejt ndryshe për mua në Kukës , nga ato që nuk harrohen, ku pata nderin e jashtëzakonshëm të vlerësohesha me mirënjohjen “ 𝐏𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐢 𝐐𝐚𝐫𝐤𝐮𝐭 𝐊𝐮𝐤ë𝐬”, me motivacionin : “ 𝘗ë𝘳 𝘬𝘰𝘯𝘵𝘳𝘪𝘣𝘶𝘵𝘪𝘯 𝘦 𝘫𝘢𝘴𝘩𝘵ë𝘻𝘢𝘬𝘰𝘯𝘴𝘩ë𝘮 𝘯ë 𝘱𝘳𝘰𝘮𝘰𝘷𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘦 𝘴𝘩𝘵𝘪𝘨𝘫𝘦𝘷𝘦 𝘵𝘶𝘳𝘪𝘴𝘵𝘪𝘬𝘦, 𝘵ë 𝘴𝘩𝘱𝘢𝘭𝘰𝘴𝘫𝘦s 𝘯ë 𝘳𝘳𝘫𝘦𝘵𝘦𝘵 𝘴𝘰𝘤𝘪𝘢𝘭𝘦 𝘵ë 𝘣𝘶𝘬𝘶𝘳𝘪𝘷𝘦 𝘵𝘰𝘯𝘢 𝘯𝘢𝘵𝘺𝘳𝘰𝘳𝘦, 𝘴𝘪 𝘥𝘩𝘦 𝘯𝘫ë 𝘯𝘥ë𝘳 𝘥𝘢𝘴𝘩𝘢𝘮𝘪𝘳ë𝘴𝘪𝘵 𝘮ë 𝘵ë 𝘮ë𝘥𝘩𝘦𝘯𝘫 𝘵ë 𝘧𝘭𝘰𝘳ë𝘴 𝘥𝘩𝘦 𝘻𝘩𝘷𝘪𝘭𝘭𝘪𝘮𝘪𝘵 𝘵ë 𝘵𝘶𝘳𝘪𝘻𝘮𝘪𝘵 𝘮𝘢𝘭𝘰𝘳 𝘵ë 𝘣𝘫𝘦𝘴𝘩𝘬ë𝘷𝘦 𝘵ë 𝘘𝘢𝘳𝘬𝘶𝘵 𝘒𝘶𝘬ë𝘴 “, shkruan në një publikim në rrjetet e tij sociale Afrim Tahiraj, I riu nga Kukësi që puna e Tij ju vlerësua sot edhe nga Këshilli I qarkut Kukës. “Duke ecur mbi një rrugë me baza të forta dhe mbi punën e paçmuar të atyre që kanë promovuar resurset turistike të zonës ndër vite, me imazhet dhe fotografinë si mjetin e vetëm, jam përpjekur qe bukuritë e bjeshkëve tona t’i prezantoj përpara atyre që nuk i njihnin. Ky vlerësim është një shtysë që në vijim të promovoj akoma dhe më shumë resurset turistike të zonave tona . Falenderoj Këshillin e Qarkut dhe kryetarin z.Abdulla Domi për këtë vlerësim dinjitoz”, perfundon falenderimin e tij Tahiraj.
Aktualitet
Eksploruesi i turizmit malor, Afrim Tahiraj vlerësohet me titullin “ 𝐏𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐢 𝐐𝐚𝐫𝐤𝐮𝐭 𝐊𝐮𝐤ë𝐬”,
- July 5, 2023
- 0 Comments
- 229 Views
Leave feedback about this