Kryeministri Rama ka dhënë detaje në lidhje me vendimet e marra në këshillin e ministrave, ku në fokus duket se kanë qenë zgjedhjet e studentëve të mjekësisë.
Rama është shprehur se studentët e mjekësisë pas mbylljes së studimeve duhet që më pas të bëjnë 5 vite punë në vend dhe më pas kanë dhe të drejtën që të marrin diplomën për ushtrimin e profesionit të tyre dhe të zgjedhin do të largohen apo do të qëndrojnë në vend,
Ndër të tjera kreu i qeverisë ka theksuar se është obligim për të gjithë studentët e vitit të parë që do të nisin studimet që të marrin parasysh kriteret e reja tashmë të universitetit të mjekësisë dhe nëse duan apo jo të nisin këtë rrugëtim. “Thelbi është shumë i qartë se çdo qytetar i republikës së Shqipërisë që paguan taksa shteti e financon universitetin publik, në këtë rast formimin e mjekëve të rinj, për të mbrojtur jetën dhe për të garantuar shëndetin e të gjithë qytetarëve të tij. Nuk është njëlloj si profesionet e tjera, por është një profesion i lidhur drejtpërdrejt me detyrimin e çdo shteti për shëndetin e qytetarëve dhe me të drejtën e çdo qytetari për të pasur kujdes shëndetësor. Në kushtet kur Gjermania e para dhe vendet e tjera po luftojnë me demografinë me plakjen e popullsisë dhe me nevojën për burime të freskëta njerëzore që duhet të vijnë nga jashtë dhe kur janë bërë stacion ndalimi për shumë profesionistë për të gjithë fushat dhe në këtë rast për mjekët e kemi të domosdoshme që të ndërmarrim këtë hap, që do të thotë se çdo student i mjekësisë që do të futet në universitet duhet që të njihet me faktin se mjekësia studimet i ka aq sa janë dhe për tu pajisur me diplomë duhet edhe 5 vite në shërbim të këtij populli. Është zgjedhje e tyre dhe nuk është vetëm një zgjedhje ndërsa për ato që duan që të studiojnë mjekësi në universitetin publik duhet që të pranojnë formatin e ri të universitetit nuk ndryshon asgjë në thelb përsa i përket ushtrimit të profesionit,
por duhet të bëhet këtu pasi populli paguan taksa për këtë jo që mjekët që formohen në një universitet me taksat e tyre të ikin që ditën e parë. Nuk u ndalohet e drejta atyre që janë aktualisht në universitet që të largohen por që duhet të paguajnë një tarifë tjetër që mbulon kostot dhe nevojën që ka universiteti për një student”, ka thënë Rama.
Leave feedback about this