Universiteti i Korçës nuk do të bashkohet me Universitetin e Tiranës, por do të vazhdojë të jetë autonom. Vendimi i marrë nga trupa akademike është konfirmuar edhe nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, i cili pas takimit me pedagogët tha se ky universitet do të vazhdojë të jetë autonom, por do t’i nënshtrohet një reforme të thellë profilizimi dhe ndërkombëtarizimi.
Rektori i Universitetit të Korçës, ndonëse më parë kishte aprovuar vendimin e senatit për bashkimin me Universitetin e Tiranës, e cilësojë atë një propozim alternativ, por jo përfundimtar.
Kushi bëri thirrje maturanteve të zgjedhin programet e Universitetit “Fan Noli”, duke garantuar studentët se do të paguhen me vlerën e pagës minimale deri në përfundim të studimeve.
Leave feedback about this