Ndodh mrekullia në Maternitetin “Koço Gliozheni”, i shpëtohet jeta nënës dhe foshnjes.
Shendetesi

Ndodh mrekullia në Maternitetin “Koço Gliozheni”, i shpëtohet jeta nënës dhe foshnjes.

 Realizohet një operacion i komplikuar në Materniteti  “Koço Gliozheni”, si rezultat i shpëtohet jeta foshnjes dhe nënës së re, e cila vuante nga probleme të rënda kardiake.

Operacioni rezultoi mjaft i vështirë dhe është realizuar nga mjekët e Maternitetit “Koço Gliozheni”, në bashkëpunim me ekipin e Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë të QSUT-së.

Pas lindjes tepër të komplikuar të foshnjës, Grasjela falenderoi mjekët, e lumtur tek shihte foshnjen e saj të shëndetshme.

Në shenjë falenderimi për stafin mjekësor dhe me urimet më të mura për nënën e foshnjen, Kryeministri Rama dhe Ministrja Manastirliu kanë shpërndarë lajmin në mediat socile:

““Kanë bërë një mrekulli” – I shpëtohet jeta foshnjes dhe nënës së re, e cila vuante nga probleme të rënda kardiake, pas një operacioni të vështirë, realizuar nga mjekët e Maternitetit “Koço Gliozheni”, në bashkëpunim me ekipin e Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë të QSUT-së.

Grasjela ishte diagnostikuar hershëm me sëmundje kongenitale në zemër dhe një defekt intervertikular, i cili është korigjuar 20 vite më parë nga ekipi i Kardiokirurgjisë në QSUT, me diagnozë hipertension pulmonar residual. Sëmundja e nënës e kishte të kundërindikuar shtatzëninë, pasi rrezikonte në mënyre serioze jetën e saj.

Siç shprehen mjekët, rasti ishte shumë i vështirë, por ndërjyrja delikate e realizuar nga ekipi multidisiplinar dhe ndjekja e kujdesshme e të porsalindurit në Maternitetin “Koço Gliozheni” dhe të nënës së re më pas, në Shërbimin e Kardiologjisë, kanë shkuar mirë dhe sot, 24-vjeçarja është kthyer me fëmijën e saj në shtëpi.

 Urime Prof.Asc. Saimir Kuçi, Prof.Asc. Alfred Ibrahimi, Dr.Astrit Ceka, Dr.Vezir Tena, Dr. Ervis Vata, Dr.Genci Hyska, Dr.Nordjan Xhindi, Dr.Marjana Naçi, Dr.Guriel Nasto dhe infermieret Elona Llupo, Ediola Meçe, Vjollca Seitaj.”

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X