Pushimet e verës shoqërohen me infeksione. Plazhet e mbipopulluara, pishinat me klor tej normave të lejuara dhe qëndrimi i gjatë në diell mund të çojnë në probleme në lëkurë. “Kur frekuentojmë pishinat të ruajnë higjienën, të bëjnë larje para frekuentimit të pishinës dhe pas frekuentimit të pishinës dhe të mos frekuentojnë pishinat ose plazhet nëse vërejnë element ose patologji në lëkurë, në mënyrë që të mos bëhet burim infeksionesh për të tjerët”, udhwzon Monika Fida mjeke dermatologe.Sipas mjekes më të rrezikuarit nga këto infeksione janë fëmijët. Ata këshillojnë shmangien e qëndrimit në diell në orët e pikut.“Moshat pediatrike duhet të tregojnë kujdes ndaj ekspozimit në diell, duhet të dalin në diell në orët e para të mëngjesit të mbrojtur me krem dhe të mos frekuentojnë plazhe dhe pishina nga ora 12.00 -4.30.”, vion ajo Problemet mund të shkojnë deri në kancer të lëkurës, që shfaqen më shumë në periudhën e verës. “Ne shohim do javë disa raste me melanomë dhe vitet e fundit po haset edhe në moshat pediatrike, por është më e shpeshtë në moshat adulte.”thekson mjekja Specialistët thonë se nuk rekomandohet përdorimi i mjekimeve alternative për problemet në lëkurë, pasi infeksionet mund të përkeqësohen.
Shendetesi
Infeksionet e lëkurës nga plazhet/ Mjekët: Kujdes fëmijët, shmangni qëndrimin e gjatë në diell
- July 9, 2023
- 0 Comments
- 87 Views
Leave feedback about this