Temperaturat e larta, mjekët apelojnë: Kujdes goditjet nga të nxehtit
Shendetesi

Temperaturat e larta, mjekët apelojnë: Kujdes goditjet nga të nxehtit

Temperaturat e larta, mjekë t apelojnë  që  të  bë het cdo lë vizje me kujdes.Ditët e nxehta që pritet të përjetojë Shqipëria mund të sjellin ndikime në shëndetin e qytetarëve. Më të riskuar janë fëmijët, mosha e tretë dhe të sëmurët kronikë. Kur termometri pritët të kapërcejë 41 gradë gjatë kësaj jave, mjekët apelojnë për kujdes të shtuar.

“Një nga problematikat më të mëdha që haset është goditja nga të nxehtit, është problematikë e rëndë që çon deri në humbje të koshiencës. Nëse fëmija ekspozohet në orët e pikut, bën temperaturë të lartë”, thotë mjekja pediatre Sonila Brati.

Tendenca për të freskuar sa më shumë mjediset e brendshme si makinat, mjediset e punës apo dhe shtëpitë sipas mjekes është e dëmshme, pasi diferencat e mëdha të temperaturave çojnë në problematika të rënda për shëndetin.

 “Kondicioneri duhet te jetë 5 ose 6 gradë më ulët se temperatura e jashtme pasi problematika që shfaqet në shëndet është e lartë”, shprehet mjekja.

Mjekët këshillojnë që veçanërisht fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë të evitojnë daljet në orët e pikut, ndërsa të gjithë duhet të përdorim sa më shumë lëngje, veshje të lehta dhe ushqime të freskëta për të pasur një shëndet sa më të mirë në ditët e nxehta.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X