Temperatura deri në 42 gradë Celsius, as Shqipëria nuk i shpëton vapës ekstreme, sinoptikani: Ja qytetet më të nxehta
Aktualitet

Temperatura deri në 42 gradë Celsius, as Shqipëria nuk i shpëton vapës ekstreme, sinoptikani: Ja qytetet më të nxehta

As Shqipëria nuk i shpëton të nxehtit ekstrem që ka prekur Europën dhe pritet të zgjasë deri në fund të korrikut të paktën.

Sinoptikani i Meteoalb Hakil Osmani ka sjellë për Neë s24 parashikimin e motit për ditët në vijim duke treguar se cilat do të jenë qytetet më të prekura.

“Sot dhe nesër mbetemi me temperatura të larta. Gjatë kësaj fundjave qytetet me temperaturat më të larta do të jenë Elbasani, Berati dhe Fieri. Por temperatura të larta do të kenë dhe qytetet e tjera të Shqipërisë. Bregdeti parashikohet me temperatura 36-37 gradë celsius. Nga e hëna deri të shtunën temperaturat do të jenë shumë të larta, vlera shumë pranë 42 gradë celsius, në ndonjë zonë të Elbasani dhe mbi 42. Kjo valë e të nxehtit do të vijojë deri në fund të muajit dhe do të sjellë temperatura të larta dhe shumë të larta. Rritje e ndjeshme edhe e temperaturave të mëngjesit”, tha sinoptikani Osmani.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X