Policia kufitare sekuestron 20 mjete lundruese nga Vlora në Durrës
Aktualitet

Policia kufitare sekuestron 20 mjete lundruese nga Vlora në Durrës

Policia kufitare ka ushtruar kontrolle në të gjithë hapësirën ujorë të vendit me qëllim parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve nga mjetet lundruese.Në kuadër të këtyre kontrolleve nga porti i Durrësit në Vlorë, janë bllokuar 20 mjete të tjera lundruese, prej tyre 16 nga DVKM Vlorë dhe 4 nga DVKM Durrës. Mjetet e bllokuara: 10 Jet Ski, 7 skafë dhe 3 gomone.  “Shkeljet e konstatuara janë lundrim/bregëzim jashtë zonës së përcaktuar, tejkalim i kapacitetit të mbajtjes së personave në bord, mosregjistrim i pronësisë mbi mjetin lundrues dhe mungesë dokumentacioni. Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000-100 000 lekë të rinj”, bëri me dije policia.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X