Raporti i Rrugores për javën që lamë: 30 të arrestuar dhe qindra gjoba
Aktualitet

Raporti i Rrugores për javën që lamë: 30 të arrestuar dhe qindra gjoba

Policia Rrugore e Tiranës, gjatë javës së kaluar ka arrestuar 30 shtetas pasi kanë drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Gjithashtu një sërë gjobash janë vendosur për shpejtësi përtej normave të lejuara, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, për mosvendosje të rripit të sigurimit, kaskës mbrojtës dhe ndëshkim për mosdhënie përparësi ndaj këmbësorëve në vijat e bardha.

Njoftimi: Policia Rrugore e Tiranës

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

Gjatë javës që lamë pas 30 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë vendosur 30 masa administrative që parashikojnë pezullim të lejes së drejtimit, për të cilat është shprehur pëlqimi për konvertim me pagesë sa dyfishi i maksimumit të gjobës, për shkelje si drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë ndëshkuar me masë administrative 575 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

387 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

1249 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Janë vendosur 805 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X