Shtohet numri aksidenteve rrugore ne vend. Kete lajm e bë jnë të ditur statistikat e publikuara nga spitali I traumë s në kryeqytet. Sipas drejtuesve te kë tij spitali rreth 1000 aksidente rrugore janë regjistruar vetëm në 7 muajt e parë të vitit. Në shërbimin e traumës në kryeqytet, urgjencat me të aksidentuar janë të shumta. Në një intervistë për Euroneë s Albania, kirurgu ortoped Ilir Hasmuça shprehet se numri i urgjencave në muajt e verës ka ardhur në rritje. Shumica e të aksidentuarve janë moshat e reja, ndërsa dëmtimet janë të shumëfishta deri në fatalitet. Krahas aksidenteve rrugore, në stinën e verës shtohen edhe lëndimet gjatë ushtrimit të sporteve ujore, ku shumica e pacientëve janë adoleshentë ose të rinj.Mjekët ortopedë apelojnë për kujdes të shtuar në këto muaj nga përdoruesit e rrugës në mënyrë që të ketë sa më pak aksidente.
Aktualitet
Aksidentet rrugore, mjeku ortoped: Shumica e të plagosurve me politrauma
- August 1, 2023
- 0 Comments
- 182 Views
Leave feedback about this