Cmimet e pasurive të paluajtshme sa vijnë e shtohen. Ky fenomen më së shumti haset tek cmimet e apartamenteve. Në Tiranë dy vitet e fundit cmimi I apartamentë ve sa vjen e shtrenjtohet. Eksperti i pasurive të paluajtshme, Gjergji Bega deklaroi për një intervistë televizive se çmimet e apartamenteve brenda unazës së vogël dhe të madhe të Tiranës janë mbi 1 mijë euro metri katror. Ai tregoi se poshtë këtij çmimi mund të blihen vetëm apartamente që ndodhen disa kilometra larg Tiranës. “Tirana sot është e ndarë me unaza, është unaza e vogël, që është qendra, që kalon nga 9-katëshet deri te Muzeu Kombëtar, e cila është zonë shumë e shtrenjtë me 3 mijë euro metri katrorë ndërsa dyqanet deri në 10 mijë euro. Nën 1 mijë euro mund të gjesh vetëm jashtë unazës, madje jashtë unazës së madhe, jashtë Astirit. Aktualisht po ndërtohet një kompleks 5 km larg Tiranës ku mund të kapet me 750 euro metri katror. Edhe Fresku, që dikur kishte çmime më të pranueshme, edhe aty po rriten, rrallë mund të gjesh nën 1 mijë euro”, tregoi eksperti.
Aktualitet
“Kapërcejnë” çmimet e banesave në Tiranë, ekperti i pasurive të paluajtshme tregon zonat ku mund të blini më lirë apartamente
- August 3, 2023
- 0 Comments
- 132 Views
Leave feedback about this