Një e treta e maturantëve edhe këtë vit kanë preferuar degët e inxhinierisë dhe teknologjisë së informacionit për studimet e larta.
Që pas pandemisë, fokusi i të rinjve ka shkuar në këto fushë, ku mundësitë për punësim janë të shumta si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Arjan Xhelaj: Tendenca është kryesisht drejt inxhinierive, teknologjisë, teknologjisë së informacionit, softëare-it ku kemi mbi 27.3% të aplikimeve në total për gjithë kuotat e programeve. Kjo kërkesë është në rritje si në Shqipëri si jashtë.
Dy fushat e tjera më të kërkuara nga maturantët janë mjekësia dhe ekonomiku.
Arjan Xhelaj: Degët e shëndetit, kemi mbi 23.5% dhe vijon pastaj me ekonomikun, dega klasike, kemi rreth 16% të aplikimeve për këto fusha.
Të dhënat e rrjetit akademik shqiptar tregojnë se këtë vit maturantët kanë rritur interesin në përzgjedhjen e degëve prioritare të shpallura nga qeveria, me tyre edhe mësuesia.
“Ka një trend në rritje, mbase dhe efekti i vendimit të qeverisë, por është dhe kjo që për disa degë të caktuara kemi dhe mesataren hyrëse poshtë 6.5 për degët e gjuhëve të huaja. Universiteti Bujqësor ka një numër rreth 4500 aplikantë, është një ecuri e mirë”, tha ai.
Këtë vit mbi 19 mijë maturantë kanë aplikuar për të vijuar studimet e larta në Shqipëri.
Leave feedback about this