Banda kriminale në Kretë: Shfrytëzonte gra nga Shqipëria për trafikim fëmijësh, surrogaci dhe shitje vezoresh
Aktualitet

Banda kriminale në Kretë: Shfrytëzonte gra nga Shqipëria për trafikim fëmijësh, surrogaci dhe shitje vezoresh

Ditën e sotme autoritetet greke shkatërruan një organizatë kriminale të përbërë nga 8 anëtarë, e akuzuar për birësime të paligjshme, nëna surrogate, martesa false, shitje vezësh dhe ADN-je dhe një mori veprash të tjera kriminale që lidhen me trafikimin e fëmijëve.

Banda kishte të paktën 10 vite aktive dhe kishte shtrirë ‘tentakulat’ në të gjithë Greqinë, duke pasur si bazë Kretën dhe Selanikun në radhë të dytë. Një nga drejtuesit e bandës kriminale thuhet se ishte një gjinekolog, i cili rekrutonte gra nga Bullgaria dhe Gjeorgjia që, ose të bëheshin nëna surrogate ose të shisnin vezët e tyre.

Ai i sillte gratë në Chania dhe i mbante në shtëpi ku kontrollohej ambienti, që të mos vihej re aktiviteti i tyre i paligjshëm. Rrjeti i trafikimit të qenieve njerëzore iu hiqte në mënyrë mjekësore qelizat dhe indet (vezët) nënave surrogate dhe i mbante peng ato për 9 muaj.

Sipas autoriteteve, anëtarët e grupit kriminal i shfrytëzonin gratë në mënyra të ndryshme, pasi fillimisht iu hiqnin vezët dhe dhe më pas i përdornin edhe si nëna surrogate. Çifte nga e gjithë bota apo beqarë që nuk plotësonin kushtet ligjore për të pasur një fëmijë, i drejtoheshin klinikës që grupi kriminal drejtonte për të marrë ‘shërbimet’ që kishin nevojë.

Një grua rumune dhe një gjeorgjiane gjenin gra të pambrojtura financiarisht dhe i bindnin të bëheshin pjesë e planit të tyre. Këto gra, nga Ukraina, Rumania, Moldavia, Gjeorgjia dhe Shqipëria pasi morën para u dërguan në Chania, ku filloi kalvari i tyre. Ata u vendosën në shtëpi të kontrolluara nga organizata dhe iu nënshtruan procedurave të shumta mjekësore dhe klinike.

Dy “kokat e mëdha” të bandës mësohet se janë dy kryemjekët e qendrës së riprodhimit të asistuar, ndërsa nga “poshtë” ishin dy punonjës të qendrës.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X