Rikthehen rastet me COVID, zbardhet njoftimi i ISHP-së
Shendetesi

Rikthehen rastet me COVID, zbardhet njoftimi i ISHP-së

Infektimet me coronavirus janë rikthyer sërish nw popullatw.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik bëjnë me dije se muaji korrik ka sjellë një rritje të lehët të rasteve në disa bashki të vendit.

“Situata epidemiologjike është e qetë dhe e qëndrueshme. Karakteristike është një rritje shumë e lehtë e rasteve me COVID në korrik krahasuar me qershorin. Rritje e lehtë vërehet në 15 bashki, 30 bashki janë me 0 raste dhe rënie e numrit të rasteve vërehet në 17 bashki”, thotë Artan Simaku Epidemiolog Ishp.

Në vendin tonë ende nuk është izoluar variant i ri i COVID, E.G 5.1, i identifikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të Europës. Megjithatë, disa sekuencime gjenetike janë dërguar në laboratorët e referencës, për të parë cili është variant që po rrit numrin e të infektuarve.

“Nuk janë evidentuar variante të tjera, janë variantet ba4 dhe ba5 të cilët kanë qarkulluar dhe që qarkullojnë në disa vende të Europës”,  shprehet  epidemiologu.

Por edhe pse COVID ka një tjetër variant të ri qarkullim, ekspertët thonë se nuk duhet të shqetësohemi.

Edhe pse sporadike, në shërbimin infektiv të të rriturve dhe fëmijëve ka pasuar raste të shtrimeve në spital si pasojë e infektimeve me COVID. Që prej majit të 2023, Organizata Botërore e Shëndetësisë e hoqi emergjencën shëndetësore të COVID-19, megjithatë ekspertët kërkojnë që të mos neglizhohen masat mbrojtëse dhe vaksinimi, veçanërisht për grupet e riskut.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X