Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës, Balla:100 vende të reja për oficerë policie. Ligj i ri për rifreskimin e Policisë së Shtetit
Aktualitet

Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës, Balla:100 vende të reja për oficerë policie. Ligj i ri për rifreskimin e Policisë së Shtetit

Plot 100 vende tw reja pwr officer policie do tw bwhen tw mundur kwtw vit. Kwtw lajm e ka bwrw me dije vetw Ministria e Brendwshme. Sot Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me pedagogë e drejtues të Universitetit të Tiranës, me qëllim vënien e urave të bashkëpunimit institucional në kuadër të programeve të ekselencës për Policinë e Shtetit. Balla u shpreh se trupa e policisë ka nevojë të rinovohet dhe të thellojë vetëpastrimin e saj. Ai nënvizoi se do të dërgojë në kuvend disa ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, i cili do të lehtësojë procesin e rifreskimit të organizatës së policisë. Në fjalën e tij, Ministri Balla u shpreh se sfida për ta rinovuar Policinë e Shtetit është një sfidë e hapur. “Sfida për një rritje cilësore të nivelit profesional dhe trajnimin e vazhdueshëm të punonjësve të Policisë së Shtetit është po ashtu një sfidë e hapur. Sfida për të pastruar Policinë e Shtetit ka hyrë natyrshëm në një fazë të re, e cila natyrshëm kërkon edhe partneritete me institucione që prodhojnë kuadro me nivel të mirë dhe cilësor arsimor.”, tha Balla. Më tej, duke u ndalur në çështjen e bashkëpunimin me USH, ministri Balla thekaoi se “jam sot këtu në Universitetin e Tiranës pikërisht për të planifikuar së bashku një të ardhme të afërt të Policisë së Shtetit, e cila synon një ndryshim dhe patjetër theksi shkon te vetëpastrirmi i radhëve të Policisë. Brenda strukturës së policisë ne tashmë po krijojmë mekanizma, të cilët synojnë të promovojnë njerëz me integritet të lartë moral dhe profesional,” tha Ministri. Aktualisht në tetë qarqe të vendit janë çelur aplikimet për t’u futur në Akademinë e Sigurisë, të studentëve që kanë përfunduar të dy ciklet e studimeve në fusha: drejtësi, ekonomi dhe IT, me mesataren 8 e sipër. Janë 100 vende për t’u plotësuar në Policinë Kriminale, të cilat do të përzgjidhen nga ky kontingjent studentësh universitarë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X