Testimi për pranim në programin e studimit “Mjekësi e Përgjithshme”, nis të hënën
Aktualitet

Testimi për pranim në programin e studimit “Mjekësi e Përgjithshme”, nis të hënën

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar me anë të një postimi në Facebook se ditën e hënë do të nis testimi për studentët të cilët duan të regjistrohen në programin e studimit “Mjekësi e Përgjithshme” pranë Universitetit të Mjekësisë së Tiranës. Testimi do të zhvillohet pranë mjediseve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore për 1813 maturantët që kanë aplikuar për këtë program, nga të cilët 400 do të shpallen fitues. Në postimin e saj ministrja ka shkruar të gjitha detajet që nevojiten për zhvillimin e këtij testimi: “Të dashur maturantë, Ditën e hënë nis testimi i informatizuar në kuadër të pranimeve në programin e studimit “Mjekësi e Përgjithshme” pranë Universitetit të Mjekësisë së Tiranës.

Testimi do të zhvillohet pranë mjediseve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore për 1813 maturantët që kanë aplikuar për këtë program, nga të cilët 400 do të shpallen fitues.

Përveç tyre, Universiteti do të pranojë edhe 30 studentë nga trojet (5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegja), 1 nga komuniteti rom, ballkaniko dhe egjiptian, 2 persona me aftësi të kufizuar, 1 me statusin e jetimit dhe 30 transferime. Në total numri i kuotave është 464 studentë për vitin e pare”, shkruan Evis Kushi.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X