Sigurimi i banesave, Preçi: Taksë parazitë, kosto shtesë për …
Aktualitet

Sigurimi i banesave, Preçi: Taksë parazitë, kosto shtesë për …

Një taksë parazite si shumë të tjera dhe me kosto për qytetarët shqiptarë. Kështu e quajti eksperti i ekonomisë Zef Preçi projektligjin e qeverisë për sigurimin e detyrueshëm të banesave.

Në një intervistë për Faxnews, Preçi tha se kjo taksë do të vështirësojë edhe më shumë jetën e qytetarëve.

Sipas tij, ajo çfarë duhet të bëj qeveria është të shoh se ku çalon sistemi, sic ndodhi me tërmetin e 2019-ës ku vdiqën dhjetëra qytetarë dhe jo ti shtohet edhe një taksë tjetër qytetarëve.

“Një përpjekje për të siguruar para të lehta për kompanite e sigurimit dhe një takskë të re mbi konsumatorin. Termeti i 2019 dha një mësim të madh që nëse nuk respektohen rregullat urbane që lidhen me termetet, me cilësinë e materialeve, studimet gjeologjike, rreziqet janë të mëdha, deri në humbje njerëzish.Në vend që të shihet se ku ka caluar sistemi, shkohet drejt anës tjetër. Kërkohen që të penalizohen të gjithe qytetarët, një taks plus që do vështirësoje jetën e qytetarëve.

Kjo që po ndodh, është një taks plus si shumë taksa të tjera parazite. Janë marrë modele të ndryshme dhe modeli i Turqisë diku te 15 euro në vit. Jemi para situatave komike në rastin tonë.

Është një hap i gabuar i qeverisë, me pasojë në nivelin e jetesës së qytetarëve shqiptar”, u shpreh ai.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X