Udhëtarët e huaj apo shqiptarë do të kenë mundësi të orientohen në vendin tonë nëpërmjet platformës e-Transport. Nëpërmjet një postimi “Facebook”, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video informuese mbi këtë platformë, e cila e bën më të lehtë transportin në çdo cep të vendit.
Informacioni orientues ofrohet në porte, aeroport e pika kryesore të mbërritjes së qytetarëve e turistëve. “Ju mund të zbuloni online itinerarin, vendndodhjen e stacionit, orët e nisjes dhe mbërritjes si dhe kontaktet e operatorëve”, shkruan në facebook.
Qytetarët do të kenë mundësi që t’i presin biletat online përmes telefonit me QR code, të shohin vendndodhjen e stacioneve, oraret, kryqëzimin e linjave. Nga ana tjetër, tregu i transportit ndërqytetas do të përdorë platformën për të monitoruar burimet e veta në terren, për të aplikuar online për licensimin e shoqërive dhe certifikimin e mjeteve.
Ky projekt është nisur nga Ministria e Infrastrukturës, Energjisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, i cili jo vetëm do të ndihmojë turistët dhe qytetarët, por dhe do të formalizojë tregun e transportit në vend.
Leave feedback about this