Ministrja e Arsimit nis inspektimin nëpër shkollat e kryeqytetit në prag të fillimit të vitit të ri shkollor. Shumica e shkollave në kryeqytet dhe jo vetëm janë rikonstruktuar ndërsa pjesa tjetër janë bërë të reja. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi gjatë një inspektimi në gjimnazin “Andon Zako Çajupi”, në kryeqytet u shpreh se janë gati laboratorët e rinj të shkencave me standarde të larta, të financuara nga qeveria shqiptare. “Jemi përfitues të investimeve që Ministria e Arsimit ka bërë për laboratorët, kimi, fizikë dhe biologji, ju jeni një ndër përfituesit. Mungesa e këtyre laboratorëve ka qenë shqetësim në disa shkolla. Kemi sjellë laboratorë që kanë standarde të larta, për t’ju përshtatur edhe më shumë ndryshimeve teknologjike”, u shpreh ministrja. Kushi nënvizoi se laboratorët janë vendosur për një proces mësimor sa më cilësor. Sipas saj kjo është një periudhë shumë e rëndësishme që në shtator nxënësit të gjejnë një mjedis sa më cilësor për të studiuar. “Është shumë e rëndësishme që nxënësit ta shikojnë me sy që ato që mësojnë në teori”, u shpreh Kushi gjatë prezantimit të laboratorëve nga mësuesit e gjimnazit.
Aktualitet
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi “inspektim” në prag të vitit të ri shkollor:Laboratorë të rinj të shkencave me standarde të larta për cdo shkollë.
- August 26, 2023
- 0 Comments
- 136 Views
Leave feedback about this