Sot 26 Gushti shënon 113 vjetorin e lindjes së Shën Terezës, misionares dhe nobelistes shqiptare të njohur tashmë në mbarë botën .Por sot, asnjë institucion nuk ka kujtuar këtë ditë të shënuar, duke e kaluar në heshtje.
Për 113-vjetorin e lindjes së Shën Terezës duket se nuk është organizuar asnjë ceremoni, as një nderim, as një përkujtim.
Deri më tani nuk ka patur asnjë reagim as nga Presidenca, as nga qeveria dhe as nga Bashkia.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Shën Nënë Tereza e Kalkutës u lind në 26 Gusht të vitit 1910.
Nënë Tereza ishte një murgeshë dhe misionare katolike indiane. U lind në Shkup, në një familje shqiptare, asokohe qendra e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane.
Jetoi në vendlindje për tetëmbëdhjetë vjet dhe më pas ajo u shpërngul në Irlandë e më tej në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.
Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike.
Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e shenjt nga Kisha Katolike e Romës.
Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj me 5 Shtator, ku njihet edhe si dita e saj e festës, Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës.
Në vitin 1962 mori Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay, ndërsa në vitin 1979 Çmimin Nobel për Paqe.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu u nda nga jeta më 5 shtator të vitit 1997, por bota e kujton për virtytet që përcolli, veprat e bamirësisë, mesazhet universale për kuptimin e jetës dhe marrëdhënieve mes njerëzve
Leave feedback about this