Mbyllja e sporteleve fizike në kadastra, detyroi qytetarët që çdo informacion apo dokument që u nevojitet, të aplikojnë online. Kërkesat për certifikata pronësie, shit-blerje pasurie, apo kartelë pasurie, tashmë kryehen përmes internetit.
Qëllimi, sipas kryeministrit Rama ishte shmangia e radhëve në pritje dhe lufta kundër korrupsionit.
Por edhe procesi i digjitalizmit të kadastrave ka krijuar probleme sa i përket qasjes së qytetarëve.
Në Berat, qytetarët që kërkojnë shërbime nga kadastra, hasin vështirësi për aplikimet online, pasi një pjesë e mirë e tyre nuk dinë ta përdorin.
“Kemi hasur vetëm thjeshte pjesën e aplikimit online dhe për këtë shkak jemi detyruar të se është shumë i vështirë aplikimi me internet dhe kemi kaluat në një qendër interneti me pak lekë dhe i kemi mbyllur për te kadastra për aplikim për shtëpi”- shprehet qytetari.
“Në aplikimet tona ne kemi pasur problematikën më shumë të mënyrës së aplikimit sepse ne jemi të moshuar dhe nuk arrijmë dot që të bëjmë aplikimin dhe s’kemi as telefona për të bërë një aplikim të tillë”- shton një tjetër.
Në sistemin FAST, qytetarët mund të marrin deri në 24 shërbime, por pagesa është sa dyfishi i faturës së përcaktuar për shërbimet. Gjatë muajve korrik dhe gusht, sistemi FAST-TRACK nuk funksionoi duke krijuar pakënaqësi edhe tek qytetarët.
Leave feedback about this