Tregu i Sigurimeve në Shqipëri i konsoliduar dhe i gatshëm të paguajë çdo dëm, pavarësisht vlerës që mund të ketë
Aktualitet

Tregu i Sigurimeve në Shqipëri i konsoliduar dhe i gatshëm të paguajë çdo dëm, pavarësisht vlerës që mund të ketë

Një zjarr i përmasave të mëdha, ndodhur në 23 shtatorin e këtij viti, shkaktoi një dëm kolosal në në një prej kompanive më të njohura të bojërave në Shqipëri.

Por fatmirësisht, ndryshe nga çfarë ndodh rëndom, fabrika ishte e siguruar në një prej 8 kompanive që operojnë në tregu e sigurimeve të jo-jetës në vendin tonë.

Siç ndodh edhe në çdo kompani tjetër Sigurimi në Europë dhe në botë, edhe kompania shqiptare aktivizoi mekanizmat e vlerësimit dhe përcaktimit të dëmit financiar, i cili në rastin në fjalë kapte një shumë të konsiderueshme prej 2.4 milionë euro.

Ky dëmshpërblim u krye edhe falë bashkëpunimit me një prej kompanive më të mëdha të risugurimit në botë, “Hanover Re”.

Por çfarë na mësoi ky rast?

Së pari, se sa e rëndësishme është për çdo familje apo biznes që të ketë të siguruar banesën, pronën, biznesin apo çdo gjë tjetër me vlerë.

Sepse falë sigurimit, secili mund ti rikthehet përditshmërisë së tij normalisht, pa u cënuar financiarisht nga çdo ngjarje e papritur dhe aksidentale.

Së dyti, tregon konsolidimin e tregut të sigurimeve në Shqipëri.

Tregu i sigurimeve në Shqipëri tashmë është mjaft i konsoliduar dhe i ofron qytetarëve çdo produkt Sigurimi njësoj siç bëjnë “simotrat” e tyre kudo në botë.

I liberalizuar që prej vitit 1996 dhe që i mbikqyrur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, tashmë kjo industri është në një stad të konsoliduar.

Jo vetëm rasti në fjalë por edhe të tjera të ngjashme, përfshirë edhe rastet e tërmeteve të vitit 2019, janë një tregues i kapacitetit dhe qëndrueshmërisë financiare të shoqërive të sigurimeve që operojnë në tregun shqiptar.

Disa nga avantazhet e trajtimit të shpejtë dhe konform ligjeve në fuqi të dëmshpërblimit:

– Rritet cilësia e shërbimit ndaj klientit

– Ulet koha për dëmshpërblimin e klientit

– Rritet besueshmëria ndaj tregut të sigurimeve.

– Krijon kushte kushte pozitive për rritjen e tregut të sigurimeve vullnetar

Rasti i sipërcituar duhet një shembull dhe mësim i mirë për çdo individ dhe biznes, të cilët nuk duhet të lenë pas dore sigurimin e asaj që e kanë ndërtuar me shumë mund dhe djersë.

Sigurohuni sot, nesër mund të jetë vonë

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X