Pjesë e orëve të Historisë në shkolla edhe Dosjet e ish-Sigurimit
Aktualitet

Pjesë e orëve të Historisë në shkolla edhe Dosjet e ish-Sigurimit

Genta Sula: Reforma Zgjedhore të përfshijë edhe vetëdeklarimin për personat që kanë qenë pjesë e dosjeve të Sigurimit

Njohja me dokumentat e diktaturës komuniste, e historive njerëzore, e dramave të mijëra e mijëra familjeve është një pjesë e rëndësishme e të shkuarës e cila nuk duhet të harrohet. Ndaj autoriteti i Dosjeve në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit ka vendosur që ato të jenë dhe pjesë e kurrikulës në shkolla.

Gjatë një interviste për Klan News kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, Genta Sula dha detajet e kësaj nisme.

“Kur vjen fjala për histori pra është rishqyrtimi i historisë dhe edukimi i historisë. Brezat mbi 50 vjeç e kanë pasur më të lehtë, kanë qenë pjesë e debatit gjithë kohës. Poshtë kësaj moshe që përfshihen edhe mësuesit e shkollave, prindërit dhe fëmijët kanë një moslidhje me realitetin sepse nuk kanë qenë pjesë e saj. Ne themi ‘histori me fytyrë njeriu’ dhe këtu dokumentet e Sigurimit të Shtetit e kanë këtë forcë sepse futen në fatet personale. Të krijojnë mundësinë që të njohësh ngjarje që kanë ndodhur në qytetin tënd, në lagjen tënde, në rrethin tënd familjar.”

Sipas Sulës ngjarjet e komunizmit janë ende shumë të gjalla tek familje që kanë vuajtur pasojat. 

“Një pjesë e rinisë, një pjesë e shoqërisë e kanë akoma shumë personale, e kanë me fytyrën e familjarit. Ne përse mos të mos ju krijojmë mundësira që të shprehin kreativitetin e vet, interesin e vet intelektual dhe t’jua thonë shoqërisë me zërin e tyre.”

Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit ka propozuar që personat që kanë qenë pjesë të bëjnë vetëdeklarim.

“Le të shpresojmë që tani që po ringrihet sërish tryeza e Reformës Zgjedhore sepse aty duhet të jetë tek ligji  zgjedhor, le të shpresojmë që ata do ta fusin edhe këtë formular. Thelbi është vetëdeklarimi për të gjithë.” Mijëra familje nuk kanë përfituar dëmshpërblim, pasi u tejkaluan afatet, ndaj Sula kërkojë një shtyrje të afateve për dorëzimin e dokumentave

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X