Dëbora zbardh Shqipërinë.Prej të premtes në mbrëmje Shqipëria është përfshirë nga moti i keq, ku pjesa më e madhe e vendit sidomos zonat verilindore dhe ato juglindore janë përfshirë nga reshje të dendura bore, ku lartësia i ka kaluar mbi 20 centimetra.
Për shkak të reshjeve që kanë rënë përgjatë gjithë ditës së shtunë, ka patur problem të qarkullimit rrugor në disa zona të vendit, ku më e rëndë duket situate në Bashkinë e Fushë-Arrëzit, në rrugën e Arbrit dhe në aksin Përrenjas-Pogradec.
Gjithashtu për shkak të erës së fortë ka patur dhe probleme me rrjetin elektrik ku shumë zona janë pa energji elektrike.
Ndërkohë në pjesën tjetër të vendit përgjatë gjithë ditës ka patur stuhi të fortë ere dhe reshje shiu, ku për pasojë kanë krijuar probleme në lëvizje për shkak të rrëzimit të pemëve dhe rrëshqitjes së gurëve.
Pritet që në orët në vijim të ulet intensitetin e reshjeve të shiut dhe të borës, por do të ketë rënie drastike të temperaturave.
Përgjatë ditës së diel pritet që në disa zona të vendit sidomos në qarkun e Korçës dhe Kukësit temperaturat të zbresin deri në -13 gradë celcius.
Ulja e ndjeshme e temperaturave pritet të sjellë edhe ngrica në rrugë e për pasojë vështirësi në lëvizjen e mjeteve.
Gjatë ditës së sotme autoritet kanë bërë apel për shumë kujdes në lëvizje dhe u është bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që në zonat e mbuluara nga bora të përdorin zinxhirë.
Më herët policia ka ndaluar qarkullimin e mjeteve pa zinxhirë në Qafë Thanë.
Leave feedback about this