Ndryshon mentaliteti I shqiptarëve për makinat, Audi zëvendëson Mercedes Benz-in.
Aktualitet

Ndryshon mentaliteti I shqiptarëve për makinat, Audi zëvendëson Mercedes Benz-in.

Në tremujorin e katërt të vitit 2023, numërohen gjithsej 867,765 mjete rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruara përkohësisht” që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Rreth 700,000 mjete ose 80.6% e totalit i përkasin kategorisë “Autovetura”. “Scan Intel” ka analizuar të dhënat e INSTAT për të parë shpërndarjen e mjeteve rrugore sipas qarqeve. Në shifra konkrete themi se në Tiranë gjatë tremujorit të katërt të vitit 2023 ishin në qarkullim rreth 400,000 mjete ose 34.7% e mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend, në qarkun e Durrësit qarkulluan rreth 117,000 mjete të cilat përbëjnë 13.4% të mjeteve rrugore gjithsej.

Ndërkohë, në ekstremin tjetër, pra me numrin më të ulët të mjeteve rrugore janë qarku i Kukësit dhe i Gjirokastrës me 20,300 dhe 18,900 mjete gjithsej. Në terma nominalë themi se vetëm 2.2% dhe 2.3% e mjeteve totale përdoren nga qytetarët e dy qarqeve respektive. Mjetet që qarkullojnë në vendin tonë janë të markave të ndryshme, por si markat me qarkullimin më të lartë janë cilësuar “Mercedez Benz” dhe ‘Volksëagen” ku kjo e fundit përdoret nga 15.8% e drejtuesve të mjeteve.

Nëse bëjmë një analizë më induktive, pra nga totali i mjeteve sa mjete janë regjistruar për herë të parë në secilin qark, shifrat tregojnë se gjatë tremujorit të kartërt të vitit 2023 u regjistruan gjithsej 52.1% më shumë mjete sesa në të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Pas përpunimit të të dhënave vihet re se qarku i Tiranës dhe ai i Durrësit kanë patur regjistrimet më të larta të mjeteve të reja, pra që kanë hyrë për herë të parë në qarkullim në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kjo lidhet edhe me faktin se kryesisht popullsia është e përqendruar kryesisht në këto dy qarqe.

Nëse do të krahasojmë regjistrimet e kryera për herë të parë në tremujorin e katërt 2023 me të njëjtin tremujor të vitit 2022, themi se ndryshimi ka qenë më i lartë në qarkun e Gjirokastrës me 75.6% rritje, më pas rritja ka vijuar edhe në qarkun e Vlorës me 63.69% dhe në atë të Shkodrës me 58.8%. Në qarqet e tjera të vendit kjo rritje i përket intervalit 35%-55%.

Ndërkohë, përsa i përket markave të preferuara themi se Audi është marka me rritjen më të lartë, pra krahasuar me periudhën e fundit të vitit 2022 janë regjistruar për herë të parë 94.1% mjete më shumë, më pas ndjekin markat si “Volksëagen” dhe “Mercedez Benz”, ku rritja nominale e të cilave është 65.1% dhe 55.1% përkatësisht.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X