Alarm i CRCA dhe Platforma “I Sigurt.al”: “Ngacmimet online, 2023 ka rritje me 160% të rasteve”.Hazizaj: Facebook na ka komunikuar se Shqipëria dhe Franca kanë nivelin më të lartë të bullizmit online
Aktualitet

Alarm i CRCA dhe Platforma “I Sigurt.al”: “Ngacmimet online, 2023 ka rritje me 160% të rasteve”.Hazizaj: Facebook na ka komunikuar se Shqipëria dhe Franca kanë nivelin më të lartë të bullizmit online

Ngacmimet dhe bullizmi online është rritur ndjeshëm në vendin tonë. Në ditën e internetit të sigurt, CRCA dhe platoforma “I Sigurt.al”, kanë publikuar shifrat e ngacmimeve dhe bullzimit në rrjetet sociale.

Altin HazizajKemi një rritje me 160% të incidenteve, por përtej kësaj shikojmë që nga dhuna seksuale që ka qenë online që kalonte në ngjarje kryesore, sot në bullizmi ka kaluar në ngjarje kryesore. Në shifra që vërtet janë shqetësuese.

Sipas Altin Hazizaj, bullzimi online mes adoleshentëve për vitin 2023 është kthyer në fenomenin më shqetësuse sidomos në rrjtet Facebok dhe Instagram.

Altin HazizajE vetmja gjë që na kanë konfirmuar nga Facebook-u është fakti që Shqipëria dhe Franca këtë vit raportojnë bullizmin si ngjarjen kryesore. Kemi nevojë për një arkitekturë të re ligjore, institucionale që interneti të jetë i sigurt që sa fëmija hyn në internet. Jo hyn përballet me një mijë çudira e ngjarje dhe pastaj fillon e mëson se si duhet të përshtatet, si të mbijetoj në këtë botë online.”

Ndërsa numri më i lartë i rasteve është identifikuar në Tiranë.

Altin Hazizaj: Tirana ka diçka më pak se gjysmën dhe pastaj qytetet e mëdha mbeten kryesoret. Ka qarqe si ai i Gjirokastrës që kanë vetëm një ankesë, ndërkohë që popullsia nuk është aq e vogël.

Platforma Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri ngre si problematikë përdorimin e gjuhës së urrejtjes sidomos ndaj vajzave dhe grave.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X