Kurba e virozave tashmë është zbehur, pakësohen rastet me grip, por te të sëmurët kronikë ka lënë komplikacione
Aktualitet

Kurba e virozave tashmë është zbehur, pakësohen rastet me grip, por te të sëmurët kronikë ka lënë komplikacione

Kurba e infeksioneve respiratore ka nisur të zbresë ashtu sikurse ishte parashikuar nga epidemiologët. Sipas Instituti të Shëndetit Publik gjatë javës së parë të shkurtit janë regjistruar 16 mijë të sëmurë.

“Ka filluar që nga java e kaluar një trend në rënie i numrit të infeksioneve respiratore. Në Janar piku arriti në 17 mijë raste, ndërsa aktualisht që po flasim janë 16 mijë raste. Pra, ka filluar rënia dhe kështu parashikohet në javët në vijim.. Të gjitha grupmoshat janë të prekura nga gripi, por kryesisht ajo pediatrike 0-14 vjeç dhe personat mbi 65 vjeç që kanë dhe sëmundjet shoqëruese”, thotë Artan Simaku, ekspert në ISHP.

Por pavarësisht se qarkullimi i i gripit ka pësuar rënie, ai po lë pas komplikacione sidomos tek personat që vuajnë edhe nga sëmundje të tjera. Në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” ka një shtim të urgjencave ditore si dhe të shtrimeve.

“Situata në spitalin tonë është e ngarkuar. Kemi pacientë që vijnë me komplikacione pasi ditët e para ata i kalojnë në shtëpi ose tek mjeku i familjes. Duke qëndruar shumë ditë në shtëpi pa u mjekuar, vijnë raste me pneumoni. Presim pacientë nga rrethet me pneumoni të cilët janë të komplikuar për shkak të situatës gripale të kaluar”,  shprehet Silvana Bala, drejtoreshë e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Sa i përket infektimeve me fruth nuk raportohen raste të reja, ndërkohë vetëm në muajin janar u identifikuan 18 fëmijë të prekur.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X