Zgjerohet harta e infektimeve me fruth në Shqipëri. 2 raste të reja janë identifikuar nëpërmjet analizave nga laboratori Institutit të Shëndetit Publik, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër. Të dy fëmijët janë të pavaksinuar dhe nën moshën 5 vjeç.
Tashmë numri i rasteve të konfirmuar me fruth ka mbërritur në 20 brenda harkut kohor të një muaji. Fëmijët e infektuar janë të shpërndarë në Tiranë, Durrës, Fushë Krujë dhe së fundi edhe në Shkodër.Tirana kryeson me numrin më të lartë të rasteve, kjo edhe për shkak të numri të lartë të fëmijëve të pavaksinuar.
Më herët ekspertët e shëndetësisë kanë bërë me dije se në kryeqytet janë rreth 13 mijë fëmijë të pavaksinuar, ndërsa mbulesa vaksinale me dozën e parë të vaksinës ndaj Fruthit është 73% dhe me dozë të dytë 87%, shumë larg nga mbulesa 95% që duhet për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.
Mjekët apelojnë për vaksinim si e vetmja formë për mbrojtjen e fëmijëve.
Bazuar në të dhënat zyratare të institutit të shëndetit publik, mbulesa me vaksinën e fruthit është në nivele të larta në Sarandë dhe Kavajë.
Leave feedback about this