Shtrenjtohet shërbimi i psikologut, rritje me 15% në organet e drejtësisë.
Aktualitet

Shtrenjtohet shërbimi i psikologut, rritje me 15% në organet e drejtësisë.

Taksimi i profesioneve të lira, përveç IT, tashmë do të përfshijë dhe sistemin shëndetësor. Psikologët janë të radhës që preken. Ata që ofrojnë shërbim në organet e drejtësisë dhe për kontrollet në klinika private, do të kenë një rritje më 15%.

“Do t’i faturohet klientit, personave që marrin shërbimin. Normalisht në disa institucione që e ofrojnë brenda institucionit, ata që janë në treg të lirë. Është tregu ai që e përcakton mënyrën se si vendoset tarifa dhe është shumë e kuptueshme që preken”, tha Elona Mustafaraj, sekretare e përgjithshme e Urdhrit të Psikologut.

Ndonëse rritja e çmimeve do të jetë e pashmangshme, Urdhri i Psikologut kërkon si fillim të krijohen disa çmime bazë në marrjen e këtyre shërbimeve. Deri më tani psikologët e kanë vendosur vetë tarifën për shërbimin e ofruar, përveç rasteve të sistemin e drejtësisë që çmimet janë të përcaktuara me VKM.

Rritja e çmimeve ka filluar të ndihet në klinikat private, ku në disa raste pa pasur dhe rritje me 100%. Zbatimi i tatimit progresiv me normat tatimore 15% dhe 23% për të vetë punësuarit, personat fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesioneve të lira nisi nga 1 janari 2024. Ndryshimet ligjore hasën kundërshtime nga shumë shoqata për profesionet e lira, që e cilësuan ligjin antikushtetues dhe diskriminues, pasi nuk shtrihet për të gjitha bizneset.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X