Alarmi I Mjekëve:“E përdorin për energji dhe…”, mjekët psikiatër tregojnë se si e nisin konsumin e lëndëve narkotike të rinjtë
Aktualitet

Alarmi I Mjekëve:“E përdorin për energji dhe…”, mjekët psikiatër tregojnë se si e nisin konsumin e lëndëve narkotike të rinjtë

Të rinjtë konsumojnë lëndë narkotike në përmasa shumë të mëdha. Duhan dhe pije energjike,janë lënda narkotike më e madhe e përdorur nga të rinjtë në kryeqytet. Shumë të rinj, veçanërisht të ardhurit nga rrethet, për të studiuar në Tiranë, iu duhet të punojnë, për të përballuar qiranë, shkollën, ushqimin dhe veshjet. Por të ndodhur nën këtë trysni të përditshme, ata përpiqen të mbajnë lart përqendrimin në shkollë dhe punë. “Në fakt vërej tek moshat mbi 18 vjeç, studentë, që tregojnë se për të përballuar edhe shkollën edhe punën, fillojnë të konsumojnë shumë kafe, shumë pije energjike, ka raste edhe 6 kanaçe ne ditë. Kur këto nuk ia japin më energjinë që u duhet, nisin konsumimin e hashashit, apo edhe drogave të tjera. Punojnë në restorante që mbyllen vonë, në call center-a, pube. Ka raste kur edhe bëjmë debat me ta, pasi kërkojnë të na bindin ne specialistëve, që drogat janë rezultative. Këmbëngulin që edhe ne ta normalizojmë përdorimin e tyre. Dua të përqendrohem për diplomën, apo për sezon provimesh, thonë. Lexojnë në internet për marijuanën  për qëllime mjekësore, që në fakt nuk ka lidhje, me atë që shitet në mënyrë të jashtëligjshme. Ka që bëjnë edhe 48 orë pa gjumë, fillojnë të ndihen të këputur, të shpërqendruar, kanë probleme me kujtesën, truri është i mbingarkuar dhe i pashlodhur. Çrregullimet e ankthit janë më e pakta. Ne iu themi që droga mund të japë rezultate fillimisht, por iu hap rrugën problemeve të shëndetit mendor deri tek psikozat.”, tha Valentina Asabella, mjeke psikiatre.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X