”Pazari n’fest”/ Tiranë, koncerte dhe argëtim për tre ditë
Aktualitet

”Pazari n’fest”/ Tiranë, koncerte dhe argëtim për tre ditë

Muzikë popullore dhe moderne, projeksione të veprave të ndryshme të artistëve vendas dhe të huaj në fasadat e pallateve gjatë mbrëmjeve janë parashikuar ta kthejnë Pazarin e Ri në skenë feste.

Nuk do të mungojnë lojërat për fëmijë dhe panairet.

“Panairin e Vespave, “Vespa Shoë” pastaj vazhdojmë me piktura ku do të përfshihen qytetarët, kalimtarët, vazhdojmë me poçerinë. Nesër prapë do të kemi flash mob kërcimtarë, grupe kërcimtarësh të ndryshëm. Vitin tjetër jemi Kryeqyteti Europian i Kulturës edhe i Artit dhe kemi filluar një si ta themi para përgatitje. Kemi një plan vjetor aktivitetesh, do të ketë shumë aktivitete interesante ku i përfshin sërish të gjitha shijet dhe grupmoshat”, shprehet Rezart Cenaj.

Aktivitete të tilla do të ketë gjatë të gjithë vitit në sheshe të ndryshme të kryeqytetit.

Ngjarje të tilla kulturore e gjithëpërfshirëse synojnë tu japin një tjetër mundësi vendasve dhe të huajve të kalojnë ditë të këndshme në kryeqytet dhe t’i ndryshojnë pamjen zonave të ndryshme të Tiranës.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X