Banka Botërore financon me 80 mln dollarë projektin në mbështetje të turizmit të qëndrueshëm
Aktualitet

Banka Botërore financon me 80 mln dollarë projektin në mbështetje të turizmit të qëndrueshëm

Ministri i Financave Ervin Mete nënshkroi me Zv.Presidenten e Bankës Botërore, znj. Antonella Bassani marrëveshjen e financimit të projektit “Mjedisi pastër dhe i qëndrueshëm për Detin Blu”.

Objektivi i projektit, për të cilin Banka Botërore do të jape një financim prej 80 milionë dollarësh, është reduktimi i ndotjes në mjedisin ujor (detëra, lumenj) në zonën jug perëndimore, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.

Projekti është i ndarë në tre komponentë, ku pjesa e parë ka të bëjë me promovimin e një qasjeje të integruar dhe qarkulluese për mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve ujore.

Pjesa e dytë e projektit synon uljen e ndotjes në Lumin Vjosa, kjo edhe në kuadër të mbështetjes dhe mbrojtjes së mëtejshme të tij, pas akordimit të statusit “Park Kombëtar”, silumi i fundit i egër në Europë.

Projekti do të synojë zgjerimin e infrastructures së pastrimit, përmirësimin e mëtejshëm të saj, si edhe parandalimin e ndotjes.

Pjesa e tretë parashikon aspekte të menaxhimit, monitorimit dhe vlerësimit sa i përket zbatimit të këtij projekti, i cili parashikohet të zgjasë deri në mars të vitit 2029.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X