Problemet me dhëmbët te fëmijët, mjekja: Preken rreth 45% e grpmoshës 2-19 vjeç
Aktualitet

Problemet me dhëmbët te fëmijët, mjekja: Preken rreth 45% e grpmoshës 2-19 vjeç

Fëmijët probleme me dhëmbët. Lajmin e bëjnë  me dije ekspertët e fushës së  shëndetit dentar. Në  lajm konkretisht thuhet se dhëmbët e prishur janë një problem në rritje për fëmijët dhe të rinjtë. Stomatologët referojnë se përballen çdo ditë me pacientë që janë prekur nga kariesi dentar nisur prej moshës 2-vjeçare.

“Rreth 45%  e fëmijëve të moshave 2-19, preken nga sëmundjet karioze”,- prof.Belisa Kaleci stomatologe.

Por cilat janë shkaqet që cojnë në prishjen e dhëmbëve?

“Dieta, por ka edhe faktorë të tjerë, dy kryesorët janë konsumi i dietave me karbohidrate dhe higjiena e dobët”,-tha ”,- prof.Belisa Kaleci stomatologe.

Dhe kur flasim për higjienë të dobët orale tek fëmijët, mjekja e drejton gishtin tek prindërit.

E kur bëhet fjalë për këshilla stomatologia kërkon të bëhet kujdes me përdorimin pastës së dhëmbëve e cila duhet të jete me përmbajtje fluori, ndërsa furçat duhen ndërruar herë pas here. Silanizimi i dhëmbëve në moshat pediatrike do të ndihmonte dhe në ruajtjen e tyre të pa dëmtuar.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X