Studimi: 14,5% e fëmijëve në Shqipëri shtuan orët e gjumit në pandemi
Aktualitet

Studimi: 14,5% e fëmijëve në Shqipëri shtuan orët e gjumit në pandemi

Izolimi i familjeve shqiptare përgjatë pandemisë së Covid 19, bëri që fëmijët të privohen nga dalja në natyrë apo kënde lojërash.

Pikërisht kjo situatë ndikoi në uljen e ritmit të aktivitetit fizik, ndërsa shtoi orët pasive apo në gjumë të fëmijëve.

Një studim i fundi i realizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tek fëmijët në Europë, u pa se 15% e fëmijëve shtuan orët e gjumit përgjatë ditëve të javës, ndërsa në fundjavë kjo shifër arrin në 17%.

Thuajse të njëjtin trend ndoqën edhe fëmijët në Shqipëri.

Të dhënat e mbledhura nga ekspertët e Institutit publik, bëjnë me dije se 10,1% e fëmijëve shtuan orët e gjumit gjatë ditëve të javës, në mungesë të aktiviteti fizik, e ndërsa në fundjavë, edhe në vendin tonë shifra rritet, duke bërë që 14,5%  e fëmijëve të shtojën orët që kaluan në gjumë.

Por pati edhe nga ata fëmijë që përgjatë pandemisë së Covid 19, reduktuan orët e tyre të gjumit në krahasim me periudhën para pandemisë.

E thënë në shifra 9% e fëmijëve patën reduktim të orëve të gjumit përgjatë ditëve të javës dhe  6.5% fjetën më pak në fundjavë.

Ekspertët e shëndetësisë botërore, thonë se vetëm 75% e fëmijëve vazhduan rutinën e tyre te gjumit pa u ndikuar nga pandemia.

Fëmijët në San Marino u pa se patën rritje më të madhe të orëve të gjumit në periudhën e pandemisë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X