Pjesë stafet e qendrave shëndetësore 24 orëshe e spitalet bashkiake
Stafet e qendrave shëndetësore 24-orëshe dhe spitaleve bashkiake do të jenë më të gatshëm për dhënien e ndihmës bazë jetëshpëtuese dhe falë projektit “SOLIDAR”, bashkë në emergjencat shëndetësore”, një iniciativë e qeverisë Zvicerane dhe asaj Shqiptare. Programi ka nisur me Qendrën shëndetësore 24-orëshe të Vorës, ku për tre ditë me radhë bluzat e bardha kanë rritur aftësinë për menaxhimin arrestit kardiak deri tek ushtrimet praktike në ringjalljen kardiopulmonare dhe përdorimin e pajisjeve moderne të automatizuara. Në një prononcim per tv Klan Entela Ramosaçaj, zëvendësministre e Shëndetësisë: Është hartuar dhe miratuar si projekt nga qeveria shqiptare në nje marrëveshje që ka me qeverinë zvicerane dhe implementohet përmes ambasadës zvicerane në Shqipëri. Jo vetëm kaq por në lidhje me projektin u shpreh dhe z.Edmond Zaimi, kreu i Urgjencës në QSUT: E shprehur prej kohësh nga punonjësit e qendrave shëndetësore sidomos ata që kanë shërbime 24-orëshe në qëndrimet që duhet të mbajnë në situatë urgjencash, si të japin ndihmën e parë deri në arritjen e ndihmës më të kualifikuar.Sipas tyre ky project është një ndër projektet më të rëmdësishme. Ervin Toçi, projekti shqiptaro-zvicerian “SOLIDAR”: Ky projekt ka shumë komponentë duke trajtuar politikat shëndetësore dhe strategjitë që përgjigjen ndaj emergjencave shëndetësore. Ka komponentin tjetër i cili ka të bëjë me forcimin e shërbimeve të kujdesit të urgjencës mjekësore në nivelin e kujdesit shëndetësor parësor. Ekspertët e fushës bëjnë me dije së deri në fund të projektit do të trajnohen rreth 1000 profesionistë të kujdesit shëndetësor parësor si mjekë familje dhe infermierë.
Leave feedback about this