Një në katër shqiptarë merr më pak se 40 mijë lekë në muaj. Me fenomenin “një pjesë në bankë e të tjerat në zarf” ende prezent, janë mbi 185 të punësuar me pagë nga rreth 734 mijë në total që paguan me pagë minimale.
“Dhe ne jemi të vetë-dijshëm se kjo nuk është e vërtetë. Deklarohen paga minimale, por realisht pagat janë më të larta”, thotë për A2, Erald Pashaj, ekspert i tregut të punës.
Me skemën e pensioneve në “buzë të greminës” nga njëra anë dhe “tatimet” që nuk po mbledhin më tepër para nga tjetra, qeveria planifikon të “fusë në lupë” çdo rrogë, madje dhe orët shtesë. Për të luftuar informalitetin qeveria paralajmëron se brenda tetorit do të shpaloset një reformë e re e bazuar në teknologji dhe inteligjencë artificiale.
“Nuk është kaq e thjesht dhe nuk mund të realizohet vetëm me një fjalë goje. Fenomeni i pagave “gri” do të jetë prezent edhe për shumë kohë”, thotë Pashaj.
Pagat minimale do të jenë grupi i parë që do të kalojë në filtrin e Administratës Tatimore, Inspektorati të Punës dhe Institutit të Sigurimeve, për të goditur fenomenin e nën-deklarimit të pagave. Disa nga format e tjera të informalitet te pagat që do të luftohen nga qeveria janë edhe mos-regjistrimi i punonjësve, i profesionit apo edhe i orëve shtesë të punës.
“Natyrisht që ky fenomen është në dëm të buxhetit të shtetit. Fenomeni i pagave “gri” do të jetë prezent edhe për shumë kohë”, thotë Pashaj.
Qeveria përmes këtyre masave synon të rrisë me 16 për qind deklarimin e pagës reale deri në fund të vitit 2027, praktikisht kjo përqindje aktualisht është pjesa informale në tregun e punës Me realizimin e këtyre objektivave, pritet që të rriten të ardhurat tatimore me 4.9 miliard lekë nga tatimi mbi të ardhurat personale dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Leave feedback about this