Ministria e Arsimit, prezanton dy projekte “Programi Afterschool” dhe “Shkolla Verore” për tre shkolla të kryeqytetit.
Aktualitet

Ministria e Arsimit, prezanton dy projekte “Programi Afterschool” dhe “Shkolla Verore” për tre shkolla të kryeqytetit.

Ka qenë vetë ministrja e Arsimit znj Ogerta Manastirliu e cila ka prezantuar sot dy projekte pilote  të rëndësishme jo vetëm për nxënësit por dhe për prindrit e gjithë komunitetin e zonës. Në një takim frytdhënës me prindërit e shkollave “Hasan Prishtina”, “Fan Noli” dhe “Hasan Tahsin”,  Ministria ka  prezantuar dy programe ambicioze që do të pilotojmë shumë shpejt në shkollë. “Programi “AfterSchool”, ku nxënësit do të kenë mundësi të bëjnë detyrat e shtëpisë dhe të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme, duke qëndruar më gjatë në shkollë, jo vetëm për të mësuar por edhe për t’u argëtuar”, u shpreh Ministrja e Arsimit znj. Ogerta Manastirliu në takimin e zhvilluar me prindrit e nxënësve të këtyre tre shkollave tashmë të përzgjedhura për të realizuar projektet e mësipërme. Jo vetëm kaq por pjesë e projektit do të jenë dhe aktiviteti I fëmijëve në kohën e pushimeve verore.. “Shkolla Verore”, programi që nisim duke filluar nga viti i ardhshëm, do të mundësojë që nxënësit do të kenë mundësi të angazhohen në aktivitete sociale, kulturore dhe sportive gjatë pushimeve verore.” , theksoi ministrja. Sipas saj janë dy projekte shumë të rëndësishme të cilat janë menduar që tju vijnë në ndihme cdo familjeje që sforcohet përgjatë gjithë vitit shkollor për të marrë fëmijët nga shkolla dhe për të gjetur një mundësi derisa prindrit të kthehen nga puna.“Bashkëbiseduam edhe për rolet e reja të mësuesve koordinatorë të cilësisë dhe të karrierës në shkollë, që në bashkëpunim të ngushtë me prindërit, do të sjellin një ndryshim thelbësor për edukimin dhe orientimin e zhvillimit të karrierës së nxënësve tanë”, përfundoj ministrja

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X