Në tregun shqiptar të sigurimeve, disa kompani shquhen për përkushtimin ndaj pagesës në kohë të dëmeve, ndërsa të tjera përballen me sfida të mëdha në këtë drejtim. Shoqëria Albsig është një nga kompanitë me numrin më të ulët të dëmeve pezull, vetëm 200 milionë lekë deri në tetor 2024, krahasuar me 1 miliard e 75 milionë lekë të paguara gjatë së njëjtës periudhë. Performanca e mirë në këtë aspekt tregon përkushtimin për të trajtuar dëmet shpejt dhe shmangur sorollatjen e klientëve në gjykata, ku Albsig gjithashtu ka vetëm 37 çështje aktive. Në anën tjetër, disa kompani të tjera në treg përballen ende me praktika të shumta pezull dhe procese të gjata gjyqësore, duke krijuar vonesa dhe pakënaqësi për klientët. Kjo situatë reflekton nevojën për transparencë më të madhe dhe përmirësime në proceset e menaxhimit të dëmeve në industrinë e sigurimeve. Vlera e dëmeve pezull në tregun e sigurimeve, ku klasifikohen dëmet në proces vlerësimi, dëmet e miratuara por të papaguara, si edhe ato në proces gjyqësor, është rritur me 17.5% në fund të tetorit 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Po ndërsa në përgjithësi, pjesa më e madhe e shoqërive të sigurimit ka rritur vlerën e dëmeve pezull, Atlantik rezulton ta ketë ulur më shumë se të gjithë, me 10.3%.Në këtë mënyrë, nëse në fund të tetorit të vitit të kaluar, shoqëria kishte 62 milionë lekë dëme pezull, tani ka akoma më pak, pasi në fund të tetorit ka raportuar rreth 55 milionë lekë dëme pezull. Edhe nga këto dëme, rreth 1/3 e tyre janë praktika që janë në proces gjyqësor. Sipas të dhënave të AMF, deri në fund të qershorit të këtij viti, Atlantik kishte dëme me vlerë rreth 17 milionë lekë pezull në procese gjyqësore. Edhe sa i përket numrit të praktikave të dëmeve pezull, Atlantik rezulton të ketë më pak nga të gjitha shoqëritë e tjera në tregun e Jo-Jetës, vetëm 340 të tilla në fund të tetorit. Për periudhën janar-tetor 2024, shoqëria ka trajtuar dhe paguar 2328 praktika dëmesh, që është një numër i konsiderueshëm për të, me rritje të ndjeshme krahasuar me 1598 dosje të trajtuara dhe paguara për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Atlantik është aktualisht në vend të fundit për nivelin e primeve të arkëtuara në tregun e sigurimeve, me një rritje mbi mesataren e tregut, prej 8%, për periudhën janar-tetor 2024. Por niveli i ulët i dëmeve pezull është tregues i angazhimit të shoqërisë për të paguar në kohë dhe për të mos lejuar akumulimin e dëmeve, përtej pozicionimit të shoqërisë në tregun e sigurimeve.Shoqëria vijon të ketë një paraqitje të qëndrueshme dhe tregues të konsoliduar, ndërkohë që në vitin 2023 përmirësoi më tej performancën financiare. Sipas bilancit, shoqëria rezultoi me rreth 107 milionë
Aktualitet
“Dëmet pezull”: Cilat prej Shoqërive të Sigurimeve po sorollatin klientët në dyert e Gjykatave?
- December 3, 2024
- 0 Comments
- 9 Views
Leave feedback about this