Abortet spontane në rritje në Shqipëri. Abortet spontane po vinë çdo vit në rritje edhe pse aborti në vetvete ka pësuar ulje. Pamundësia e mijëra prindërve për të mbajtur në duar fëmijën e tyre është rritur ndjeshëm. Sipas statistikave zyrtare te ISHP, 80% e ndërprerjeve të shtatzanisë janë të padëshiruara. Gjinekologia Shpresa Thomai shpjegon : Shkaktare dhe mosha, gratë po lindin më vonë. Rritja e numrit të aborteve të pa dëshiruara sipas obstetër gjinekologëve ka ardhur në rritje. Vitet e fundit ndërprerjet spontane të shtatzanisë zënë mbi 80% të aborteve në total.
Mjeka Shpresa Thomaj thotë se shkaktarët janë të shumtë,duke nisur nga problemet shëndetësore të nënës, deformimet gjentike të fetusit por edhe shtatzanitë në moshë të madhe.
Mjekja obstetër gjinekologe thotë se disa problematika që shkaktojnë ndërprje spontane të shtatzanisë, mund të parandalohen nëpërmjet egzaminimeve.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik nga 4 500 aborte në 2020, 3 667 abortet ishin spontane, kundrejt 873 që ishte numri i aborteve të bëra me kërkesë.
Abortet në 5 vitet e fundit:
Viti 2016 5 410 aborte
Viti 2017 5 279 aborte
Viti 2018 5 532 aborte
Viti 2019 5 183 aborte
Abortet në vitin 2020
4 540 aborte në total
3 667 aborte spontane
873 aborte me kërkesë
Pandemia ndikoi në rritjen e numrit të aborteve spontane.
E ndërsa abortet në tërësi kanë një tendencë rënie në Shqipëri, e kundërta ndodh me ato të klasifikuara si aborte spontane. Mjekët obstetër gjinekolog thonë se për këtë ka ndikuar negativisht pandemia. “Ashtu si në shumë sfera të tjera të shëndetit të përgjithshëm, edhe në atë riprodhues pandemia ka patur një impakt negativ dhe kryesisht edhe tek abortet. Ndarja e aborteve në aborte me dëshirë , pra ndërprerje vullnetare e shtatzënisë apo aborte spontane të padëshiruara , tek ky grupi i dytë mund të them se është vënë re një tendencë në rritje e aborteve spontane të lidhura me infeksionin nga Covid-i”.thekson mjekja. Por si ka ndikuar Covid në ndërprerjen e shtatzënisë? “Sikundër Covid-i dëmtonte vaksulaturën e enëve të gjakut sidomos tek mushkëria, të njëjtën ndikon edhe shtatzënia duke dhënë shpesh aborte të munguara, ku edhe pse gruaja nuk ka shenja të abortit, shtatzënia është ndërprerë, pra rrahjet e zemrës së embrionit nuk janë të pranishme dhe këto janë të pranishme në situatat e trombofilive, të tendencës së gjakut për t’u mpiksur”, perfundoi mjekja.
Leave feedback about this