Administrata publike në Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon
Aktualitet

Administrata publike në Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon

Punonjësit e administratës publike në Shqipëri mbeten më të nënpaguarit në rajon, në krahasim me Kosovën. Në shtator 2022, paga mesatare mujore bruto për aktivitetin “Administrimi publik dhe i mbrojtjes” ishte 607 euro, nga 650 euro në Kosovë në fund të vitit 2021, kur Agjencia e Statistikave të Kosovës raporton të dhënat e fundit.

Në vendet e tjera të rajonit, pagesa mujore i kalon 800 eurot.

Shqipëria dhe Kosova janë dy shtetet me të ardhurat më të ulëta në buxhet, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, nën 30%, ndërsa në shtetet e tjera, treguesi luhatet mes 30-40% të PBB-së.

Të ardhurat më të larta u mundësojnë shteteve të tjera të rajonit, që të kenë më shumë mundësi të shpenzojnë për fondet e administratës.

Mjekët shqiptarë paguhen më pak së të gjithë, na e kalon dhe Kosova

Pandemia e Covid-19 nxori më në pah rëndësinë e sistemit shëndetësor. Shqipëria ishte një nga shtetet me vdekshmërinë më të lartë shtesë në Europë, si një tregues i kushteve të dobëta, por edhe mungesës së mjekëve.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Shqipëria ka 18 mjekë për 10 mijë banorë, nga 31 që është treguesi në Serbi, 28 në Maqedoninë e Veriut, 27 në Mal të Zi, apo 40 në Itali e 44 në Gjermani.

Ndonëse janë të pakët në numër, mjekët paguhen pak, duke nxitur një emigrim masiv të kësaj kategorie, sidomos në Gjermani.

Në fund të vitit 2021 (ku janë të dhënat e fundit të disponueshme për këtë nënaktivitet për Shqipërinë dhe Kosovën), paga mesatare në shëndetësi ishte 580 euro. Në Kosovë, mjekët paguhen rreth 640 euro, ndërsa në vendet e tjera të rajonit, mbi 800 euro.

Arsimi vlen më pak në Shqipëri dhe Kosovë

Arsimi është baza për zhvillimin e një kombi. Por, në Shqipëri, ky sektor nuk ka marrë rëndësinë e duhur. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Kosovën.

Në fund të vitit 2021 (kur raportohen dhe të dhënat e detajuara për Shqipërinë e Kosovën) paga mesatare për arsimin ishte 584 euro, nga gati 800 euro në Serbi, Mal të Zi, Bosnjë dhe gati 700 euro në Maqedoninë e Veriut. Kosova i paguan arsimtarët dhe më pak se Shqipëria, me vetëm 518 euro/muaj.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X