D
içka e re e sjell nga vetë ata, të rinjtë.
Pandemia COVID-19, sipas studiuesve, ka ndikuar në shumë sfera të jetës, qoftë veprimtaritë e ndryshme ekonomike, politike dhe sociale.
Por për një grup të rinjsh, ajo u shndërrua në frymëzim. Ata krijuan një aplikacion të ri, për shpërndarjen e informacionit, pa pagesë.
Të apasionuar pas teknologjisë, vendosën ta quanin GOtaps.
Todi Karoli, një nga iniciuesit e projektit, rrëfen për Albanian Post, se pse ndërmorën një sipërmarrje të tillë.
“Gjithçka lindi në periudhën e pandemisë, kur e gjithë bota po hasej me një problematikë të paparashikuar”, thotë ai.
Por, siç tregon më pas, në kohën e karantinimit, “u njohëm me teknologjinë NFC dhe pamë si mundësi që mund të krijonim diçka në lidhje me shpërndarjen e informacionit nëpërmjet saj”.
Karoli shpjegon se aplikacioni “mundëson transferimin e të dhënave apo informacioneve që ne duam ta ndajmë me të tjerët”.
Atyre iu desh një periudhë disa mujore për të arritur qëllimin e tyre, duke u dhënë mundësinë njerëzve për të shpërndarë informacionet e tyre me të tjerët. Ata këtë mund ta bëjnë në kohë të shkurtër dhe të shpejtë.
Ai bën me dije se “nëse nuk doni të ndani të gjithë profilin tuaj, përdorni funksionin GO Direct për të ndarë drejtpërdrejt Instagram-in tuaj, TikTok, Kontet, Snapchat etj”.
Paguan konsumatori?
Sipas krijuesve, zëvendëson kartëvizitat tradicionale.
“Nuk është e nevojshme të kesh shpenzime mujore apo vjetore, pasi aplikacioni ofrohet falas. Ndërsa, avantazh tjetër është se kontaktet ruhen automatikisht në telefonin tuaj. Personi tjetër nuk është e domosdoshme të ketë aplikacionin apo etiketën për të marrë kontaktet”.
Aplikacioni funksionon në çdo smartphone. Lidhur me sigurinë, Karoli thekson se ata përdorin protokolle dhe elemente sigurie shumë të avancuar.
“Elementet që përdoren në këtë aplikacion janë të ngjashëm me atë që përdorin bankat dhe platformat online të pagesave. Etika e GOtaps mund të sigurohet në disa forma. Dy prej tyre janë; kontaktimi në rrjetet tona sociale dhe pranë partnerëve tanë”.
Leave feedback about this