Aksidentet rrugore u ulën pergjatë 2022
Aktualitet

Aksidentet rrugore u ulën pergjatë 2022

Sipas INSTAT, 79%, e aksidenteve ne vitin 2022 ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e automjeteve. Sipas statistikave të publikuara nga INSTAT, gjatë vitit 2022, në 79% të rasteve aksidentet rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. “Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 28,6% të numrit të aksidenteve gjithsej. Numri i aksidenteve rrugore për këtë grup-moshë është i njëjtë me numrin e aksidenteve rrugore në Dhjetor 2021”, vlerëson INSTAT. Më të ndërgjegjësuar duket se kanë qenë këmbësorët në anën tjetër duke ulur numrin e rasteve, kur shkak për aksidente janë bërë këta të fundit.

Sipas INSTAT, aksidentet rrugore në 14,3% të rasteve në vitin 2022 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 20,5%.

Bazuat ne statistikat e INSTAT në muajin Dhjetor 2022 numërohen 105 aksidente rrugore nga 119 të ndodhura në muajin Dhjetor 2021. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 11,8 %. Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 120 persona nga 134 në muajin Dhjetor 2021.Qëllimi i publikimit mujor të aksidenteve rrugore është paraqitja e rezultateve dhe treguesve mbi aksidentet rrugore si: ndryshimi në numrin e aksidenteve mujore, numrit të personave të vrarë dhe të plagosur nga aksidentet rrugore të klasifikuar sipas gjinisë, sjelljes së përdoruesve të rrugës, moshës dhe qarqeve në vend duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është institucioni i cili i siguron INSTAT-it një sistem të gjerë informacioni lidhur me aksidentet rrugore.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X