Pa shpenzuar kohë dhe pa asnjë kosto, në mënyrë elektronike tashmë mund të blihen të gjitha sigurimet që ju nevojiten. Me nje klik mund te blesh sigurimin qe te duhet ne Albsig.
Sigurimin e automjeteve apo cdo produkti tjetër të tregut të sigurimeve konsumatoret mund t”i gjejnë online. Me shërbimin e ri që ofron Albsig, sigurimet e makinës, sigurimin e shëndetit privat, sigurimin e shëndetit në udhetim, sigurimi I prones apo çdo siguracion tjetër mund të blihet shumë lehtë nga shtëpia, zyra, aeroporti apo kudo ku ndodheni, mjafton të kesh një smartphone apo kompiuter.
Albsig ofron shërbimin online të blerjes së sigurimeve me standarded e fundit te teknologjise, shumë të shpejtë, të sigurtë dhe pa pasur nevojë të shkohet më nëpër zyra, pasi kopja e siguracionit klientit i shkon me e-mail dhe whatsap që në momentin që e blen online.
Ajo është e vlefshme dhe klientët nuk kanë nevojë të shkojnë të marrin kopjen tek zyrat e kompanive.
Qytetaret mund të zgjedhin vetë dhe ta blejne siguracionin online, nuk ka kufizime apo detyrime, secili zgjedh siguracionin qe I nevojitet dhe perfiton bonuse dhe zbritje ne produktet e tjera. Madje, blerja e sigurimeve online kushton më lirë, sepse Albsig ofron zbritje për te gjitha blerjet online.
- Si të blejmë sigurimin e makines Online.
Interneti e ka bërë blerjen e policave të sigurimit më të volitshme se asnjëherë tjetër dhe siguracioni i makinës Online është një nga policat që po shitet më shumë në botë.
Kur zgjidhni të bleni siguracionin e makinës Online, e bleni më shpejt dhe më lirë, por të dini çfarë të prisni dhe si mund të ndikojë zgjedhja juaj në primin e policës, mund ta bëjë proçesin e blerjes edhe më të lehtë.
Nëse keni zgjedhur Albsig për të siguruar makinën tuaj, keni garantuar jo vetëm shpejtësinë e blerjes së policës, por edhe atë të dëmshpërblimit në rast se ju lind nevoja! Ja disa nga hapat që duhet të dini para se të bleni siguracionin e makinës Online nga Albsig.
1- Informohuni në faqen zyrtare
Jemi kujdesur që të gjeni gjithçka atje. Ne e kuptojmë rëndësinë e mirëinformimit dhe sa ndikon kjo në besimin tuaj, ndaj dhe kemi lehtësuar marrjen e një informacioni po aq të hollësishëm, sa ai që do të merrnit pranë një agjensie, por në shumë më pak kohë! Dhe për më tepër, operatori ynë Online ju përgjigjet për çdo pyetje apo paqartësi gjatë proçesit. Nuk do t’ju lëmë vetëm as në internet!
2- Bëni gati të dhënat
Përpara se të bëni blerjen e siguracionit të makinës Online, duhet të keni gati të dhënat bazë që nevojiten për policën tuaj. Këto gjenden në shumë pak dokumentacion që gjithsesi e keni gjithmonë me vete, si karta e identitetit, leja e qarkullimit, patenta, si dhe informacione mbi automjetin (targa, shasia, marka, modeli, kilometrazhi, pajisjet e sigurisë, etj). Dhe sigurisht, duhet të keni një kartë të vlefshme krediti ose debiti për të kryer transaksionin në përfundim të blerjes.
Në rastin e siguracionit TPL, ju kërkohet vetëm targa dhe shasia, bashkë me lejen e qarkullimit, për siguracionin kufitar duhet të keni dhe markën e automjetit, ndërsa për të blerë siguracionin Kasko; përveç të dhënave të mësipërme, duhet të dini dhe vlerën e makinës suaj në treg. (Sigurimi Kasko aplikohet vetëm për automjetet brenda 10 vjeçarit të fundit dhe vlera e tregut të makinës duhet të jetë më e madhe ose baras me €10,000). Dhe të mos harrojmë se kur zgjidhni të bleni siguracion makine Online, ju ndihmojmë duke ju dhënë në çast një përllogaritje të primit që të jeni të bindur në zgjedhjen tuaj!
3- Lexoni kushtet e policës
Përpara se të vendosni të bleni siguracionin e makinës Online, sigurohuni që të keni lexuar kushtet e policës suaj për të qenë të mirëinformuar mbi mbulimin për të cilin po paguani. Pavarësisht se gjuhën e përdorur në policat e sigurimit e kemi bërë më të thjeshtë dhe më të kuptueshme, nëse hasni vështirësi në kuptimin e termave, operatori ynë Online do t’ju shpjegojë çdo paqartësi që mund të keni në lidhje me to.
4- Ndiqni 4 hapat
Pasi t’i keni bërë të gjitha këto, blerja e siguracionit të makinës Online kryhet nëpërmjet katër hapave tepër të thjeshtë. Plotësoni të dhënat për sigurimin që keni zgjedhur, plotësoni të dhënat e përdoruesit të policës, kryeni pagesën dhe më pas bëhet finalizimi, duke marrë brenda fare pak kohe kopjen elektronike të policës suaj. (Kujdesuni që të dhënat tuaja të jenë të sakta dhe të bleni policën e re përpara se t’ju mbarojë ajo ekzistuese!)
Tashmë mund të jeni të qetë në timon me sigurimin e makinës nga Albsig dhe të lehtësuar që kursyet kohë dhe para duke marrë në të njëjtën kohë, mbulimin më të mirë për automjetin tuaj. Rrugë të mbarë.
Leave feedback about this