Vitet e fundit më të përhapur në Shqipëri janë dy emrat qe shpesh I hasim dhe ne jo vetem shkalle, pallat, familje a ne fis por kudo hasim nje Amelia dhe nje Noel. Amelia dhe Noel jane dy emrat qe kryesojne vitet e fundit ne Shqiperi. Bazuar në analizën e emrave që Instituti i Statistikave ka bërë , duket qartë mbizotërimi i emrave të shkurtër, kryesisht të huaj. Vajzat e lindura në vitin 2022 në shumicën e rasteve janë pagëzuar me emrin Amelia, saktësisht jane fiks 499 vajza qe janë regjistruar me këtë emër. Shumica e tyre janë në qytetet si Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Ndërsa për djemtë, emri i parë në listë më i përdorur nga shqiptarët është emri Noel. Në vitet e kaluara, prindërit zgjidhnin të bashkonin emrat e tyre për të arritur në një emër final. Nderkaq duket se emri Noel per djemte ka qene I pershtatshem per nje numer te konsiderueshem familjesh shqiptare. Madje ne total emri Noel eshte perdorur nga 2725 persona ku shtrirjen me te madhe te ketij emri e kane ne vitet e fundit.Ku vetem ne Bashkine Tirane jane 743 femije me emrin Noel, me pas pasohet me qytetin e Durresit me 206 persona e me pas me Elbasanin ku ne kete te fundit jane 146 femije me emrin Noel. Nderkaq bazuar vetem ne statistikat e dy viteve te fundit 402 femije jane pagezuar me emrin Noel. Në vitet 1970-1980 emrat më të përdorur ishin Lindita dhe Arben. Shumë emra të përdorur në vitet e komunizmit, si Mbarime, Eros, Sose , Durak e të tjerë, sot janë të ndaluar. Në gjendjet civile ekziston një listë me 60 emra, të cilët nuk lejohet të përdoren më pasi konsiderohen diskriminues.
Aktualitet
Amelia dhe Noel dy emrat e preferuar për fëmijët e shqiptarëve në vitin 2022.
- March 21, 2023
- 0 Comments
- 116 Views
Leave feedback about this