AMF publikon situaten e tregut te sigurimeve.Sipas statistikave te buletinit mujore të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-shkurt 2023 kapën vlerën 3,297 milionë lekë, ose 19.07% më shumë se në janar-shkurt 2022. Gjatë muajit janar-shkurt 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 187,030 me një rritje prej 13.06% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.59% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.41%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 43.48% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 56.52% të totalit të tregut. Gjatë muajit janar-shkurt 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,080 milionë lekë, ose 27.76% më shumë se në muajin janar-shkurt 2022. Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për muajin janar-shkurt 2023 kapën vlerën 752 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 20.76% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-shkurt 2023 arritën rreth 1,863 milionë lekë, ose 8.38% më shumë se në muajin janar-shkurt 2022.
Produkti MTPL e brendshme, në muajin janar-shkurt 2023, pati një rritje prej 7.48% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 8.52% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Produkti Karton Jeshil në muajin janar-shkurt 2023 pati një rritje prej 14.61% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 79.98% krahasuar me muajin janar-shkurt 2022.
Produkti Sigurim Kufitar, në muajin janar-shkurt 2023, pati një rritje 3.05% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar-shkurt 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 7.48%.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar-shkurt 2023 arritën rreth 1,433 milionë lekë, 36.60% më shumë se në muajin janar-shkurt 2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ulje me 0.86% krahasuar me muajin janar-shkurt 2022.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar-shkurt 2023, patën një rritje me 36.97% kundrejt muajit janar-shkurt 2022.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar-shkurt 2023 siguruan mbi 695 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 55.45%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 33.48% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar-shkurt 2023, vihet re një rritje prej 53.23% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 9.10% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin janar-shkurt 2022.
Të ardhurat nga sigurimete Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar-shkurt 2023, arritën në rreth 220 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 3.00% në krahasim me muajin janar-shkurt 2022.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar-shkurt 2023, arritën rreth 277 milionë lekë, ose 35.50% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar-shkurt 2023 u rriten me 27.76% krahasuar me janar-shkurt 2022. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 752 milionë lekë, apo 69.67% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.
Emërtimi | Vlerat (në 000 lekë) | Ndryshimi | |
(në %) | |||
janar-shkurt | 2022 | 2023 | 23/`22-1 |
Dëmi mesatar | |||
MTPL e brendshme | 164 | 163 | (0.94) |
Karton Jeshil | 387 | 747 | 92.78 |
Kasko | 102 | 136 | 32.35 |
Leave feedback about this