Analizë e buxhetit të shëndetësisë, spitali psikiatrik, trajtoi më shumë pacientë sec kishte planifikuar.
Shendetesi

Analizë e buxhetit të shëndetësisë, spitali psikiatrik, trajtoi më shumë pacientë sec kishte planifikuar.

Sa vjen e pakësohen shpenzimet  për shëndetësinë në vend. Konkretisht duket se janë dhënë më pak para shëndetësisë në vitin 2022.  Buxheti i shpenzuar në këtë sektor është marrë në analizë nga organizata “Together for life” e cila nxjerr në pah se në disa shërbime planifikimet kanë dalë jashtë pritshmërisë duke cenuar kështu shërbimin ndaj pacientit

“Sa i takon produktit pacient të shtruar në spitalin psikiatrik, ka pasur një planifikim për rreth 900 pacient, ndërkohë që shifra ka kaluar në 1400 pacientë, kjo do të thotë se ka pasur edhe një ulje të kostos për njësitë e shërbimit gjë që vë në pikëpyetje cilësinë e shërbimit”,-tha Denisa Canameti nga organizata “Together for life“.

Një nga zërat më të mëdha në buxhetin  e dedikuar shëndetësisë është edhe programi i kontrollit bazë.

“Kjo është një kontratë e cila nuk ndryshon, pavarësisht raportit se janë bërë rreth 20.000 më pak kontrolle, koncesionari paguhet njësoj”,-tha Denisa Canameti nga organizata “Together for life“.

Por ka patur edhe program të planifikuara por në fund duket se janë zhdukur.

“Dy produkte të cilat u buxhetuan në fillim të vitit 2022 ishin dy produkte të reja për pacientët me sindromën doën dhe për çifte që vuajnë nga infertiliteti”,-tha Denisa Canameti nga organizata “Together for life“.

Në disa programe ka patur rishikim të fondeve, çka për ekspertët që e kanë marr në analizë buxhetin do të të thotë se buxheti nuk është planifikuar si duhet.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X