Apeli I mjekëve: Ata që kanë probleme me shëndetin mendor ngurrojnë të vijnë të trajtohen
Aktualitet

Apeli I mjekëve: Ata që kanë probleme me shëndetin mendor ngurrojnë të vijnë të trajtohen

 Ngjarjet e përsëritura të dhunës që lidhin autorët me probleme të shëndetit mendor, kanë tërhequr vëmendjen e shoqërisë e në një masë të caktuar edhe ndërgjegjësimin e saj në këtë drejtim.

Por mjekët vërejnë se stigma ende i pengon qytetarët të kërkojnë ndihmë në strukturat e posaçme shëndetësore.

“Në mentalitetin e shoqërisë sonë gjithmonë është tendenca që një problem që ne kemi nuk duhet të merret vesh jashtë, nuk duhet që dikush tjetër të mësojë për këtë gjë, pranojmë që të kemi dhunë në familje por jo të bëhet publike. Duke nisur edhe nga ngjarjet e javës së fundit, janë bërë një sërë situatash që shoqëria është tepër e ndjeshme ndaj problematikave të ndryshme që personat kanë shfaqur në familjet e tyre. Qytetarët duhet të kuptojnë se nëse kanë një person në pallatin e tyre, në shoqëri etj..që shfaq problematika të niveleve të ndryshme, janë persona që duhen orientuar drejt shërbimeve shëndetësore për të marrë ndihmën e duhur”, thotë mjeku psikiatër Gentjan Asllanaj. 

Aktualisht në Tiranë funksionojnë tre qendra komunitare të shëndetit mendor dhe shtatë të tjera në rrethe, por sipas mjekëve një pjesë e mirë e individëve nuk kanë informacion se ku te drejtohen.

“Nëse një individ ka një rast të tillë në familjen e tij, duhet ti drejtohet mjekut të familjes për të bërë komunikimin primar dhe pastaj vijon sipas nevojës, deri tek mjeku psikiatër. Ai ndiqet edhe nga qendrat komunitare të shëndetit mendor në mënyrë të vazhdueshme dhe sigurisht që e ka mundësinë të komunikojë me specialistin. Gjithmonë ka një tendencë nga qytetarët që vijnë nga rrethet, për të marrë trajtimin në Tiranë. Por mendoj se kudo që ata janë e kanë aksesin për të marrë ndihmën që kanë nevojë”, shton Asllanaj. 

Të dhënat zyrtare flasin për rritje të rasteve me probleme të shëndetit mendor që po shfaqen edhe në mosha më të reja se 30 vjeç

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X