Kur i dërgojmë fëmijët tanë në shkollë, mendojmë se po i dërgojmë në një ambient të sigurtë dhe të parrezikshëm. Kjo fatkeqësisht nuk është plotësisht e vërtetë, pasi ndodh që nxënësit dhe studentët të jenë të ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshme si, ngjarjeve aksidentale, të papritura dhe të paparashikuara, të cilat shkaktojnë dëmtime fizike, të përkohshme, të përhershme, madje deri në humbjen e jetës.
Për të ofruar sigurinë e duhur dhe qetësinë e dëshiruar, kompanitë e sigurimeve në Shqipëri ofrojnë në këtë prag viti të ri shkollor siguracionin që i dedikohet nxënësve dhe prindërve të tyre, “Sigurimi nga aksidentet për Nxënës dhe Studentë”, me kosto modeste dhe të përballueshme për çdo familje shqiptare.
“Kalimi i situatave të vështira, për vendin tonë por edhe mbarë botën, ka bërë që prindërit të jenë më të shqetësuar dhe të predispozuar për shëndetin e fëmijëve të tyre. Por gjithmonë ka një zgjidhje të shpejtë. Një zgjidhje ekonomike dhe shumë komode për çdo familje, zgjidhje kjo e mirëmenduar nga Shoqëritë e Sigurimeve.
Mungesa e edukatës mbi rëndësinë e sigurimeve, e trashëguar brez pas brezi, ka rënduar “xhepin” e kryefamiljarëve të cilët rendin pas spitaleve private e shtetërore e nuk marrin shërbimin e kërkuar.
Mbroni familjen tuaj nga faturat mjekësore të papritura duke u pajisur me Sigurimin nga Aksidentet për Nxënësit dhe Studentët”, apelon Mimoza Hajdarmataj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë.
Çfarë është Sigurimi nga Aksidentet për Nxënësit dhe Studentët?
Shëndeti i mirë i fëmijëve Tuaj mbahet nga një përkujdesje e mirë nga ana e prindërve!
Prindër të Dashur! Edhe pse tregoni gjithmonë përkujdesje të madhe për fëmijët tuaj, ajo që ju mungon është “Sigurimi i Nxënësve dhe Studentëve”.
Ky siguracion mund ti ofrohet çdo nxënësi, studenti apo institucioni arsimor dhe mbulon humbjet që mund të lindin nga aksidente të ndryshme dhe të papriturat shëndetësore.
Po sa kushton ky siguracion?!
Primi i sigurimit të aksidenteve të nxënësve dhe studentëve që studiojnë brenda vendit është i ndryshëm me ato që studiojnë jashtë vendit. Kjo për shkak të kostove më të larta të pagimit të dëmeve në një vend të huaj.
Primi i sigurimit vendoset në varësi të shtetit ku do të shkojnë si dhe të periudhës për të cilën ai dëshiron të sigurohet.
Ndërsa Primi i sigurimit për nxënësit dhe studentët, që studiojnë në Shqipëri është pothuajse minimalist.
Çfarë përfshin Sigurimi nga aksidentet i nxënësve dhe studentëve?
Mjafton të pajiseni me sigurimin e nxënësve dhe studentëve në njërën prej shoqërive të sigurimeve dhe secili nxënës i siguruar do të këtë mundësi që të përfitojë shpenzimet e trajtimit mjekësor në institucionet më të mira shëndetësore në vend.
Ky siguracion mbulon edhe shpenzimet për medikamentet mjekësore dhe paaftësitë e përherëshme, të plota dhe të pjesëshme.
Çfarë dëmesh mbulohen në rast se fëmija juaj ka këtë siguracion?
Ky sigurim mbulon të gjitha procedurat e diagnostifikimit dhe trajtimit që mund të kenë nevojë fëmijët tuaj si dhe shpenzimet shëndetësore si rezultat i një aksidenti ose sëmundjeje të papritur, në klinikat dhe spitalet më mira, pa asnjë shpenzim.
Ky siguracon mbulon dëme si helmimet akute, mbytjet, ngrirjet, goditjet dhe djegiet nga rrezet e diellit, dëmtimet të shkaktuara nga sforcime fizike si dhe asfiksia.
Prindër, siguroni shëndetin e fëmijëve tuaj…
Të qenit prind është një përgjegjësi e shtuar karshi fëmijëve tuaj. Nëse nuk merret me seriozitet sigurimi i tyre, atëherë mund të gjendeni në telashe nga çdo aksident i papritur.
Por në një familje ku prindërit kanë marrë masat duke siguruar fëmijët e tyre, kostot financiare financiare evitohen dhe më të dashurit tuaj janë më të sigurtë.
Leave feedback about this